Lajme
“Mund të jesh fitues, por mbetesh primitiv e shovinist i zakonshëm”
Ambasadori i Kosovës në Bullgari Edon Cana, ka reaguar pas festës së ekipit serb në tenis me këngë nacionaliste për Kosovën, pas triumfit të këtij të fundit në ATP Cup.
Pas triumfit ndaj ekipit të Spanjës në finale, përmes vidove live në rrjete sociale, tenisti me famë botërore Novak Gjokoviq dhe pjesëtarët e tjerë të ekipit kanë festuar me këngë nacionaliste për Kosovën.
Cana i është drejtuar Novak Gjokoviqit: ‘Ju mund të jeni fitues i ATP, por ende thellë mbetesh primitiv, i prapambetur, nacionalist dhe shovinist i zakonshëm i Ballkanit’.
“Ju mund të jeni fitues i ATP, por ende thellë mbetesh primitiv, i prapambetur, nacionalist dhe shovinist i zakonshëm i Ballkanik. Jorastësisht Novak Gjokoviq nuk ka qenë shumë i dashur dhe i pëlqyer në historinë e tenisit”, ka shkruar ambasadori Cana.
Mbrëmë, dëgjohej ekipi serb teksa këndonte këngën për betejën e Kosovës, e që ndër tjerash në tekst ka edhe fjalinë se “ngado që shkoj, ty të kthehem, thuajse dikush ma merr Kosovën prej shpirtit tim”.
Ata kënduan këngën e “Vidovdanit”, titull i një kënge të vitit 1989 të Gordana Lazareviqit. Vidovdani është edhe një nga festat më të rëndësishme fetare për Serbinë, përmes së cilës kujtohet Beteja e Kosovës e vitit 1389, e të cilën e humbën nga Perandoria Osmane, shkruan periskopi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane














