E-Diaspora
Policia e Bernës, në gjurmë të firmave ndërtimore nga Maqedonia
Një klan i përbërë nga qytetarë të Maqedonisë së veriut, aktiv në ndërtimtari, akuzohet për krime të ndryshme dhe shfrytëzim të punëtorëve.
Në qytetin e Bernës, Policia për të huajt po heton një klan prej rreth 40 personash nga Maqedonia e Veriut, të cilët punojnë në ndërtimtari, gjegjësisht me skele, thuhet në emisionin shumë të shikuar të SRF1 “Rundschau”. Sipas emrave dhe rrethanave të tjera të prezantuara në emsion, rezulton se fjala është për shqiptarë (v.j.).
Hetime penale për falsifikim dokumentesh, shkelje të Ligjit për të huajt, shkelje tatimore dhe të trafikut rrugor, janë duke u zhvilluar kundër më shumë se dhjetë personave dhe rrethit të tyre.
Pjesëtarët e klanit deri më tani kanë hapur rreth 20 kompani ndërtimi, (skelesh) në kantonin e Bernës. Kryesisht për shkak të të ardhurave të padeklaruara nga kompanitë në fjalë, shuma e dëmit të shkaktuar prej tyre llogaritet, sipas Departamentit të Policisë në Bernë, në milion dyshifrorë (mbi 10 milionë franga).
Ata punojnë në kantiere ndërtimi, kompanitë e tyre mbajnë emra si: “M&H Geruste AG” ose “Gafur Geruste GmbH”. Ata ofrojnë shërbimet e tyre me çmime të ulëta, transmeton albinfo.ch. Por, atyre në një moment u mungojnë paratë për të paguar pagat, AHV dhe kontributet e fondit pensional. Sipas Policisë së Bernës, ata nuk i paguajnë më kontributet e sigurimeve shoqërore dhe as TVSH-në.
Para se të falimentojnë kompanitë, drejtorët administrues i përdorin ato, sipas Policisë së të Huajve në këtë mënyrë: Ata marrin fshehurazi nga arkat shuma gjashtëshifrorë (qindra mijë franga) dhe më pas paraqiten për falimentim. Pas pak, ata gjenden në një kompani të re, nën një emër të ri.
Në mediat sociale, pjesëtarët e klanit mburren me shtëpi, makina dhe para të shumta – ndërsa disa ish-punonjës ende janë duke pritur për pagat e tyre, përcjell albinfo.ch konstatimin e televizionit zviceran. Këto postime në mediat sociale ishin në fakt ato që ndërgjegjësuan autoritetet për të vepruar.
Ndërkaq, shumë prej të punësuarve të tyre punojnë në mënyrë të paligjshme në Zvicër, ndonjëherë marrin vetëm kontrata fiktive të punës..
Koka e supozuar e klanit, personi nga Maqedonia veriore H.E. ka falimentuar nëntë herë. Ai ka lënë rreth gjysmë milioni franga borxhe pas vetes. Sipas policisë, kundër tij janë lëshuar më shumë se dhjetë urdhra hetimesh për falsifikim dokumentesh, shkelje të trafikut rrugor dhe shkelje të Ligjit për të huajt.
Manuel Rohrer, avokati i burrit 32-vjeçar e mbron klientin e tij. Ai për “Rundschau” ka thënë se: “Ngritja e një ndërmarrjeje të re pas falimentimit nuk është e ndaluar me ligj”, përcjell albinfo.ch. Ai nuk është i kënaqur me raportimin e TV. Sidoqoftë, klienti i tij ka dymbëdhjetë padi në qafë. “Shumica e tyre janë për ngarje të shpejtë të makinës,” relativizon avokati i tij.
Zbulohet struktura e rrjetit
Alexander Ott, kreu i Policisë për të Huaj në Bernë, i është vënë në gjurmë këtij klani. “Ne po kuptojmë gjithnjë e më qartë se ekziston një strukturë e rrjetit dhe jemi të shqetësuar për këtë. Bëhet fjalë për struktura paralele që krijohen në ndërtimtarinë me skela dhe në ndërtimin sekondar. Krahas tregut normal, ekziston edhe një treg nën hije, transmeton albinfo.ch. Bëhet fjalë për shkelje të konkurrencës në raport me kompanitë që respektojnë ligjin”.
Kur ekipi i emisionit “Rundschau” ka dashur të bisedojë me H.E., njërin ndër personat qendror të klanit, ai ka thënë se ka probleme të vazhdueshme me autoritetet. Por ai nuk dëshiron të japë intervistë.
Gjatë hulumtimeve të mëvonshme, disa njerëz kanë rrethuar ekipin e “Rundschau”, duke e kërcënuar dhe sharë.
E-Diaspora
-
Nga Zvicra me vepra për vendlindjen: Arben Lahu vazhdon aksionin vullnetar në Gollak Ajo që nisi si ide personale dhe dëshirë për të dhënë një kontribut konkret për vendlindjen,... -
Donacion për spitalet në Maqedoninë e Veriut nga mërgata shqiptare e Cyrihut -
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Shitjet e paneleve diellore bien për herë të parë në Zvicër Shitja e sistemeve fotovoltaike ra me pothuajse 30 përqind vitin e kaluar, një ngadalësim i parë... -
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së














