Bota
Erdogan paralajmëron BE-në për sulme terroriste nëse bie qeveria e Tripolit
Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar Europën se mund të përballet me kërcënime të reja nga grupet “terroriste” nëse qeveria e Libisë e njohur nga Kombet e Bashkuara në Tripoli do të binte.
Në artikullin e publikuar të shtunën në Politico, në prag të një konference për paqe në Libi, në Berlin, Erdogan tha se mosarritja e Bashkimit Eeropian për të mbështetur në mënyrë të duhur Qeverinë e Akordit Kombëtar (GNA) do të ishte “një tradhti ndaj vlerave të veta themelore, përfshirë demokracinë dhe të drejtat e njeriut“.
“Europa do të hasë një sërë problemesh dhe kërcënimesh nëse qeveria legjitime e Libisë do të binte”.
“Organizatat terroriste, të tilla si ISIS [ISIL] dhe al-Kaeda, të cilët pësuan një humbje ushtarake në Siri dhe Irak, do të gjejnë një tokë pjellore për t’u rikthyer në këmbët e tyre”.
“Duke pasur parasysh që Europa është më pak e interesuar të sigurojë mbështetje ushtarake për Libinë, zgjidhja e qartë është të punohet me Turqinë, e cila tashmë ka premtuar ndihmë ushtarake”.
“Ne do t’i trajnojmë forcat e sigurisë së Libisë dhe t’i ndihmojmë ata të luftojnë terrorizmin, trafikimin e qenieve njerëzore dhe kërcënime të tjera serioze kundër sigurisë ndërkombëtare”.
Forcat me bazë lindore të komandantit ushtarak Renegade, Khalifa Haftar, janë angazhuar në një sulm në Tripoli për më shumë se nëntë muaj që synim kanë GNA të udhëhequr nga Fayez al-Sarraj. Luftimet kanë lënë të vdekur më shumë se 2,000 njerëz, përfshirë rreth 280 civilë dhe të shpërngulur dhjetëra mijëra të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














