Kuriozitete
Snapchat shpëtoi një adoleshente nga rrëmbyesit e saj
Një adoleshente nga Kalifornia që ishte rrëmbyer nga tre burra u shpëtua pasi përdori Snapchat për të ndihmuar shoqet në gjetjen e saj.
14-vjeçarja u gjet të martën e shkuar pasi përdori Snapchat dhe njoftoi shoqet se ishte rrëmbyer dhe s’dinte ku ishte. Shoqet e saj përdorën aplikacionin për të gjetur vendndodhjen e të rrëmbyerës dhe më pas telefonuan policinë për t’i dërguar në një motel në San Jose.
Oficerët e gjetën vajzën brenda një dhome moteli dhe arrestuan një burrë, 55-vjeçarin Albert Thomas Vasquez që u pa të dilte nga dhoma.
Policia tha se Vasqquez e njohu adoleshenten në qytetin e Capitola ditën e rrëmbimit. Ai e drogoi deri sa ajo humbi vetëdijen. Më pas, Vasquez telefonoi dy burra të tjerë, 34 dhe 31 vjeç për t’i ndihmuar në rrëmbim.
Tre burrat e futën adoleshenten në një makinë ku Vasquez abuzoi seksualisht me të. Më pas e çuan në motel ku e dhunuan fizikisht.
Një zëdhënës i Snapchat tha për BuzzFeed News se harta e aplikacionit është përdorur dhe më parë në situata të ngjashme, shkruan anabel. Vendndodhja e një përdoruesi mund të ndahet me shokë të përcaktuar dhe përditësohet vetëm kur aplikacioni përdoret.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve Bonuset kanë për qëllim të mbajnë personelin kyç për riorganizimin e sistemit tatimor më shumë se... -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss













