Kosova
SHBA i dhuron 100 mijë dollarë pajisje Shërbimit Korrektues
Nga sot Shërbimi Korrektues i Kosovës do të ketë mundësi më të mira të punës, pasi që Byroja për çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës këtij institucioni i dhuroi pajisje me vlerë rreth 100 mijë dollarë.
Në këtë dhurim të këtij donacioni i pranishëm ishte edhe zëvendësndihmës sekretari i SHBA-së, Jorgan Andrews, i cili tha se Kosova në shumë aspekte mund të bëhet model potencial për regjionin.
Sipas tij, Shërbimi Korrektues është pjesa kyçe e reformave të sektorit të drejtësisë në cilindo shtet, prandaj duhet të investohet në këtë aspekt, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
“Është një njësi matëse e çdo kulture ose qeverie që pajtohet të kujdeset për qytetarët që janë në burg, të varfërit apo atyre që kanë nevojë për ndihmë. Kjo është një matje e vërtetë e aftësisë së qeverisë që të sigurojë sundim të ligjit dhe ta mbrojë popullin. Jemi shumë krenarë për punën që ju të gjithë keni bërë, drejtor, jemi shumë krenarë që kemi rrugëtuar së bashku dhe presim për bashkëpunim të mëtutjeshëm, dhe ashtu siç zhvillohet dhe përmirësohet sistemi korrektues këtu në Kosovë, në shumë aspekte mund të bëheni një model potencial për regjionin”, u shpreh ai.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, tha se përmes reformave që po bëhen në këtë institucion, po synojnë që të jetë shembull për rajonin.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane

















