Shëndetësi
Masat për t’u mbrojtur nga virusi kinez
Në shumë shtete të botës ka filluar të përhapet virusi kinez “koronavirus”, i cili deri tani ua ka marrë jetën 26personave. Ky virus, i cili ka prekur mbi 1 mijë e 700 persona, vlerësohet të jetë ngjitës. Deri më tani ai është përhapur në10 shtete, duke përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara tëAmerikës, Singaporin, Arabinë Saudite, Vietnamin, Japoninë, Tajlandën e Korenë e Jugut.
Nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë në Kosovë është thënë se virusi “koronavirus” është i rrezikshëm në rast të shfaqjes së komplikimeve të sëmundjes, sidomos për personat me imunodeficiencë dhe me sëmundje kronike.
Sipas tij, mundësia e përhapjes së këtij virusi ekziston në çdo vend.
“Mundësia e përhapjes së këtij virusi ekziston në çdo vend në rast të kontaktit me burimin e infeksionit, siç janë personat që vijnë nga vendet e prekura me këtë virus. IKSHPK-ja është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një “koronavirus” i ri i identifikuar për herë të parë në Vuhan, provinca Hubei në Kinë. Departamenti i Epidemiologjisë bën mbikëqyrjen e rasteve gjatë tërë vitit, dhe përcjell situatën epidemiologjike”, është thënë nga ky institut.
Instituti Kombëtar ka rekomanduar te të gjithë drejtorët rajonalë të shëndetësisë publike dhe te punëtorët shëndetësorë që të ngrenë nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.
“Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes duhet të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe nga institucionet tjera shëndetësore publike dhe private brenda 24 orëve (e dëshirueshme sa më parë që është e mundshme me mjetin ekomunikimit më të shpejtë) në qendrat rajonale të shëndetësisë publike dhe IKSHPK”, është thënë më tutje.
Ky institut ka bërë të ditur se në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” është ekipi mjekësor, me të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse.
IKSHPK-ja ka treguar edhe masat për parandalimin e këtij virusi, që sipas tij janë:
shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të
frymëmarrjes, larja e shpeshtë e duarve, shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe i hundës me faculetë, evitimi i vendeve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz e masa të tjera.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Gjermani
Blendi Krasniqi zgjidhet në parlamentin e qytetit të Nidda-s -
Francë
Ambasadat e Francës dhe Kosovës urojnë aktoren Luana Bajrami për suksesin në Oscar -
Ylli shqiptar i CS2, Drin “Makazze” Shaqiri kampion i ESL Pro League -
Gjermani
Kompanitë e verës nga Kosova prezantohen në panairin ndërkombëtar “ProWein” në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Të rinjtë zviceranë po përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje psikologjike Studimi tregon se 88% e të rinjve në Zvicër ndihen mirë nga ana psikologjike, por një... -
Zvicra dënon përdorimin e forcës në Lindjen e Mesme -
Referendumi për imigracionin në Zvicër: A do të mund të votojnë të huajt? -
Tragjedia në Kerzers: Në autobus ishin 9 persona, 3 të plagosur -
Rreth 1,000 zviceranë ende të bllokuar në Lindjen e Mesme













