Bota
Qeveria turke: Presim tërmet 7,5 në Stamboll
Qeveria turke po përgatitet seriozisht për t’u përballur me një tërmet të fuqishëm në Stamboll.
Deklarata e ministrit të Brendshëm, Sulejman Soylu, për CNN turk, ishte frikësuese.“Ne presim që Stambollin ta godasë një tërmet i magnitudës 7.5 sipas shkallës Rihter.
Po punojmë seriozisht për gjasat e një skenari të tillë”, tha Soylu, i cituar njëkohësisht edhe nga Al Jazeera. Komentet e tij vijnë pas tërmetit 6,8 që tronditi provincat juglindore Elazig and Malatya.
Ministri kujtoi lëkundjen 5.8 të tokës në Stamboll në muajin shtator, e tha se që prej atëherë ekzekutivi ka marrë parasysh paralajmërimet për rrezikun e një tërmeti tjetër akoma më të fuqishëm në qytetin më të madh të vendit, njëkohësisht zemrën ekonomike të tij.
Sipas Soylu, agjencitë qeveritare kanë koordinuar takime të rregullta ndërmjet 28 grupeve të punë të ngritura me qëllimin të përgatiten për tërmet prej 7.5 ballësh.
Ky është një studim mjaft kompleks, dhe përfshin masa që lidhen deri dhe me mbrojtjen e thesareve kombëtare në pallatin Topkapi Palace e deri te nevojat e qytetarëve për t’u grumbulluar në vende të caktuar, ka qenë komenti i tij. Tërmeti i së premtes la të paktën 38 të vdekur dhe mbi 1600 të lënduar.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”











