Lajme
Franca do t’i evakuojë qytetarët e vet nga Wuhani i Kinës
Ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnes Buzyn, tha se qytetarët e Francës që ndodhen në provincën e goditur nga koronavirusi në Kinë do të evakuohen nga ai vend përmes aeroplanit.
“Qytetarët francezë do të riatdhesohen drejtpërdrejt në Francë përmes fluturimit me aeroplan, pas marrëveshjes me autoritetet kineze. Kjo gjë do të bëhet në mesjavë”, tha ministrja Buzyn para gazetarëve, shkruan “France24”, transmeton GE, përcjell albinfo.ch.
Edhe disa shtete të tjera janë duke bërë plane për evakuimin e shtetasve të tyre nga Wuhani, i cili është nën masa të rrepta të kufizimit të lëvizjes për shkak të rrezikut nga përhapja e virusit vdekjeprurës, nga i cili deri më tash kanë vdekur 81 persona.
Më herët, Konsullata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Wuhan njoftoi se do t’i evakuojë stafin dhe disa shtetas të tjerë amerikanë përmes një fluturimi të veçantë që do të realizohet të martën.
Në spitalet e Francës tashmë janë duke u trajtuar tre pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa zyrtarët kanë thënë se numri i personave të infektuar ka gjasa të jetë më i lartë.
Të dielën, mjekët francezë filluan t’i kontrollonin udhëtarët që vinin nga Kina në aeroportin e Parisit dhe në aeroportet e tjera në përpjekje për t’i zbuluar rastet e mundshme të infektimeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA











