Kosova
Ismaili: Rrezikshmëri e ulët për coronavirusin në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës është duke përcjellë me vëmendje zhvillimet në botë në lidhje me pneunominë virale coronavirus.
Lidhur me këtë çështje, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thirrur sot në takim krerët e institucioneve relevante shëndetësore në Kosovë.
Gjatë këtij takimi Ismaili ka kërkuar nga të pranishmit informata rreth situatës së coronavirusit si dhe kërkoi nga të gjithë mekanizmat shtetërorë e institucionalë që të jenë në gatishmëri në rast të paraqitjes së ndonjë rasti të dyshimtë.
Drejtori Ekzekutiv i IKSHPK-së, Naser Ramadani, ka konfirmuar se në Kosovë nuk ka asnjë rast me coronavirus dhe se rrezikshmëria për këtë virus në vendin tonë është e ulët.
Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, konfirmoi se si institucion janë të gatshëm për menaxhimin e rateve evantuale dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike.
Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindira Ajazaj-Berisha, ka thënë se tashmë ka bërë përgatitjet e nevojshme sa i përket repartit të izolimit në rast të paraqitjes të ndonjë rasti që do të ketë nevojë për masa izolimi.
Gjatë kësaj jave ministri Ismaili do të ftojë edhe Komitetin Nacional për sëmundje ngjitëse për të diskutuar situatën dhe nivelin e gatishmërisë.
Institucionet shëndetësore në Kosovë sigurojnë të gjithë qytetarët se janë duke marrë të gjitha masat adekuate, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












