Kosova
Mbyllet terminali doganor i Hanit të Elezit
Terminali doganor në Han të Elezit do të mbyllet sonte për shkak të mungesës së licencës.
Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.
“Terminali doganor është pezulluar përkohësisht nga sonte në orën 24:00, në mungesë të licencës nga ministria përkatëse. Në momentin që pajiset me licencë nga Ministria e Infrastrukturës, do të vazhdojë operimi nga Dogana”, thotë Adriatik Stavileci, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
Sonte pas orës 24:00 të gjithë kamionët duhet të devijojnë në terminale të tjera.
Kurse dërgesat që janë në terminal dhe ato që hyjnë deri në orën 00:00 do të vazhdojnë të zhdoganohen ditët në vijim.
Ndërkohë stafi në zyrë do të vazhdojë punën deri në njoftimin e radhës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














