Lajme
Australia shpall gjendjen e jashtëzakonshme, temperatura të larta
Zjarret janë përhapur në Australi që nga shtatori, duke lënë të vdekur të paktën 28 njerëz, duke shkatërruar mijëra shtëpi e duke djegur miliona hektarë tokë
Australia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për kryeqytetin Canberra dhe rajonet përreth, teksa temperaturat e larta dhe rrymat ajrore oqeanike përbëjnë kërcënim për shuarjen e zjarreve në vend. Temperaturat në këtë vend do të luhaten mes 42 deri në 45 grad celsius, transmeton albinfo.ch.
Kjo është hera e parë që prej vitit 2003 që autoritetet australiane vendosin të ndërmarrin një vendim të tillë.
“Zjarri mund të bëhet i pakontrollueshëm dhe i paparashikueshëm”, citohet të ketë thënë zyrtari i lartë, Andrew Barr, pas takimit me forcat zjarrfikëse që kërkuan vullnetarë në punën e tyre për përballimin e situatës.
Kujtojmë se shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë patën vërshuar në disa pjesë të bregdetit lindor të Australisë, javë më parë, duke bërë që të shuhen disa nga zjarret, por duket se prapë moti po sjell një kërcënim të ri për të nxehtin e madh në disa zona të Australisë./ Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin
















