Bota
“The Guardian” largon reklamat e kompanive të naftës e gazit
“The Guardian” largon reklamat nga kompanitë e naftës dhe të gazit
Prestigjiozja “The Guardian” nuk do të pranojë më reklamat nga ndërmarrjet e naftës dhe gazit, duke u bërë organizata e parë e madhe globale e lajmeve që krijon një ndalim të plotë për marrjen e parave nga ndërmarrjet që nxjerrin karburante nga fosilet.
Masa pason përpjekjet për të zvogëluar gjurmët e karbonit që shkaktojnë kompanitë dhe për të rritur raportimin për urgjencën e luftës kundër klimës. Ndalimi do të zbatohet për çdo biznes të përfshirë kryesisht në nxjerrjen e karburanteve fosile, duke përfshirë shumë prej ndotësve më të mëdhenj në botë.
“Vendimi ynë është i bazuar në përpjekjet me dekada të tëra nga shumë njerëz në atë industri, për të parandaluar veprime domethënëse klimatike nga qeveritë në të gjithë botën”, tha shefja ekzekutive e kompanisë, Anna Bateson dhe shefi i të ardhurave, Hamish Nicklin, në një deklaratë të përbashkët.
Ata thanë se përgjigjja ndaj ngrohjes globale ishte “sfida më e rëndësishme e kohëve tona” dhe nxorën në pah raportet e vetë Guardian se si lobimi nga kompanitë e energjisë ka dëmtuar në mënyrë të qartë kauzën mjedisore.
Reklamimi përbën 40% të të ardhurave të GMG, që do të thotë se mbetet një mënyrë kryesore për të financuar gazetarinë e prodhuar nga gazetarët e Guardian dhe Observer në gjithë botën.
Është e vërtetë që refuzimi i disa reklamave mund ta bëjë jetën tonë pak më të ashpër në një afat të shkurtër. Sidoqoftë, ne besojmë se ndërtimi i një organizate dhe mbetja e qëndrueshme financiare duhet të shkojë paralelisht”, deklaroi Nicklin.
Grupi i fushatës Greenpeace përshëndeti këtë veprim. “Ky është një moment mjaft pozitiv, Guardian duhet të duartrokitet për këtë veprim të guximshëm për t’i dhënë fund legjitimitetit të karburanteve fosile”, tha Mel Evans, aktivist i lartë i klimës për Greenpeace në Mbretërinë e Bashkuar.
“Firmat e naftës dhe gazit tani gjenden së bashku me kompanitë e duhanit si biznese që kërcënojnë shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve në këtë planet”.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin













