Muzikë
The Guardian: Mozaiku i veçantë i Dua Lipës në Kosovë
Së fundmi, artisti Alket Pozhegu ka bërë një mozaik në Gjakovë për këngëtaren e njohur Dua Lipa. Këtij punimi i është dhënë hapësirë në median prestigjoze “The Guardian”, transmeton albinfo.ch.
“Artisti Alkent Pozhegu punon në detajet e fundit të një mozaiku të bërë me kokrra dhe fara që përshkruan Dua Lipën, yllin e popit me prejardhje shqiptare. Fotografia: Armend Nimani / AFP / Getty Images”, është përshkrimi që i është bërë mozaikut të punuar nga Pozhegu.
Dua vazhdon me sukseset në botën e muzikës. Albumi i saj “Future Nostalgia”, ka arritur ta kap shifrën e 2 miliardë shkarkimeve online në platformën Spotify.
Kjo e ka bërë atë këngëtaren me albumin më të shkarkuar për vitin 2020, duke e shndëruar në këngëtaren më të preferuar në muzikën “pop”.
Duhet theksuar se vetëm pak ditë më parë aju u bë këngëtarja e parë me katër këngë me më shumë se 1 miliardë klikime në “Spotify” të cilat janë “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF” dhe “Don’t start now”.
Dua ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit edhe pasi ishte këngëtarja e parë me famë botërore që shpërndau peticionin që ju bë Apple për vendosjen e Kosovës në hartë të aplikacionit, pasi momentalisht është akoma si pjesë e Serbisë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Muzikë
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën