Kosova
90% e policëve kosovarë, të patrajnuar për lëndë eksplozive
Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, e sheh të nevojshme trajnimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Kjo javë e ka zënë Policinë e Kosovës në vorbullën e telasheve. Përveç mërzisë për humbjen e kolegut të tyre nga Njësia Antidrogë, Sami Thaqi, dhe plagosjes së dy të tjerëve në një sulm me eksploziv në mbrëmjen e së martës, në fshatin Zhur të Prizrenit, zyrtarët policorë të Kosovës janë më se të shqetësuar për mungesën e sigurimit shëndetësor dhe jetësor për ta.
Edhe 21 vjet pas luftës dhe 20 vjet nga themelimi i Institucionit të Policisë së Kosovës, pjesëtarët policorë ende nuk janë duke e gëzuar një të drejtë themelore që u takon atyre. E raste si ai i të martës, sipas njohësve të sigurisë në vend, mund të ndodhin edhe më tutje, në rast se për zyrtarët policorë nuk fillojnë trajnimet e nevojshme, qofshin ato edhe për bastisjet policore, për arrestimet e të dyshuarve ose për aksione të tjera madhore. Njohësi i sigurisë, Drizan Shala, e ka parë të nevojshme trajnimin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme, e veçanërisht për eksploziv.
“MPB-ja duhet të investojë në krijimin e kushteve për trajnimin e çdo pjesëtari në çdo fushë e në veçanti ato të eksplozivit, e jo të merret me keqmenaxhimin e fondeve që dedikohen për fushën e trajnimeve. Është fakt se 90% i numrit të zyrtarëve nuk e ka përfunduar trajnimin se si të kontrollojë vendin e ngjarjes në rast se raportohet se ka lëndë eksplozive”, ka thënë tutje ai për gazetën.
Ai ka shprehur shqetësimin që raste të tilla do të mundë të ndodhin edhe në të ardhmen, e që nevojitet një bashkëveprim më i detajuar i njësive operative dhe i organizatave të sigurisë në nivelin nacional, përcjell albinfo.ch.
“Raste të tilla mund të kemi në të ardhmen, por mund të kemi edhe raste të tjera ku mund të përdoren edhe lëndë biologjike/kimike dhe këto raste kërkojnë trajtim e qasje tjetër dhe për të cilat është e trajtuar vetëm një njësi në kuadër të MFSK-së. Pra, duhet të kemi bashkëveprim më të detajuar operativ në mes njësive dhe organizatave të tjera të sigurisë në nivel nacional”, ka theksuar njohësi i çështjeve të sigurisë.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar













