Kosova
Përleshen fizikisht disa shqiptarë dhe serbë në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka konfirmuar se në orët e pasdites në Fushë Kosovë sherri mes disa serbëve dhe shqiptarëve ka përfunduar deri në përleshje fizike
Është bërë e ditur se një përleshje fizike midis disa shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur këtë të diel në Fushë Kosovë.
Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar.
Po ashtu, policia bën të ditur se personat që janë përfshirë në rrahje janë fqinj.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës, Duat Hoxha, ka thënë se rasti ka ndodhur në ora 17.20, në rrugën “Feriz Krasniqi”.
“Sipas informacioneve fillestare, mos marrëveshja ka qenë për shkak të një parkingu. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Tre persona janë lënduar dhe pas trajtimit mjekësor, ata janë liruar”, ka thënë Hoxha.
Policia nuk ka dhënë më shumë detaje, duke thënë se për çdo zhvillim tjetër do të ketë informata shtesë ndërkohë, p[rcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin














