Kosova
Kuvendi miraton kërkesën e parë të Qeverisë Kurti, votohet nga 100 deputetë
Është bërë ditur se me 100 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit miratuan kërkesën e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin mars.
Ministri i Financave, Besnik Bislimi, tha se ky vendim duhet të merret për kryerje të obligimeve.
“Bazuar në ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, neni 24 paragrafi 2. Më lejoni t’ju njoftoj se Ministria e Financave në pajtim me ligjin ka bërë ndarjen buxhetore për dy muaj të vitit 2020 në mënyrë që të mbulohet periudha deri më datën 28 shkurt të vitit 2020, mirëpo vetëm Kuvendi mund të vendosë për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për një muaj, përkatësisht deri në fund të marsit”, tha Bislimi.
Kërkesa e tij, u përkrah nga të gjitha grupet parlamentare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër Për vite me radhë, prodhuesi i makinave Tesla kryesonte fushën për sa i përket shitjeve të... -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2% -
Më shumë se 8 milionë CHF janë shpenzuar për fushatat e votimit të 8 marsit -
Kthimi afatgjatë në Brienz konsiderohet i mundur -
Qeveria zvicerane prezanton planin për të ndaluar mungesën e banesave të përballueshme














