Lajme
Arsenali e kërkoi Amir Rrahmanin në janar
Arsenali kishte bërë përpjekje për ta blerë Amir Rrahmanin nga Hellas Verona gjatë afatit kalimtar të janarit, pa qenë i vetëdijshëm se mbrojtësi kosovar tashmë kishte nënshkruar kontratë me Napolin.
Klubi nga Londra veriore kishte për qëllim ta përforconte mbrojtjen, e në veçanti krahun e majtë, gjatë afatit kalimtar dimëror, për shkak të probleme me lëndimeve afatgjate të Kieran Tierney dhe Sead Kolašinac, dhe largimit të Nacho Monreal, raporton GE, përcjell albinfo.ch.
Drejtuesit e “Topçinjve” nuk kanë qenë të lumtur as me qendrat e mbrojtjes, posaçërisht me Shkodran Mustafin, i cili nuk ka qenë në gjendje t’u japë fund gabimeve të pafalshme trashanike.
Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, ndër mbrojtësit që Arsenali synonte t’i sillte në klub ishte edhe Amir Rrahmani i Kombëtares së Kosovës dhe Veronës në Serie A.
Paraqitjet e mahnitshme të 25-vjeçarit për ekipin kombëtar verdhekaltër, e veçanërisht për Veronën, ia kishin tërhequr vëmendjen klubit nga Premierliga.
Rrahmani e ka zhvilluar çdo ndeshje në të gjitha garat për Veronën deri tani këtë sezon, duke i ndihmuar asaj të ngjitet në vendin e gjashtë në Serie A dhe të luftojë për një vend në garat evropiane sezonin e ardhshëm.
Por kur Arsenali e kërkoi kosovarin, veç ishte vonë.
Rrahmani tashmë kishte arritur marrëveshje me Napolin dhe Arsenali nuk ishte në dijeni.
Rrahmani nënshkroi kontratë katërvjeçare me Napolin, me pagë vjetore 1.8 milionë euro në vit dhe do t’i bashkohet atij në fillim të sezonit të ri 2020/21.
Napoli do t’ia paguajë Veronës plot 14 milionë euro për shërbimet e kosovarit.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave













