Lajme
Vjedhja më e madhe e të dhënave në SHBA
SHBA akuzon hakerët e ushtrisë kineze.
Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar katër hakerë ushtarakë kinezë për një sulm në Equifax, i cili kërcënon të dhënat e rreth 147 milionë amerikanëve.
“Ishte një nga vjedhjet më të mëdha të të dhënave në histori”, tha William Barr, prokuror amerikan, duke iu referuar sulmit të hakerëve që ndodhi në vitin 2017.
Katër anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore të Kinës janë akuzuar, shtoi ai, transmeton KossovaPress.
Sulmi kërcënoi të dhënat e rreth 147 milion njerëzve, kryesisht amerikanë, përfshirë numrat e tyre të sigurimeve shoqërore dhe patentë-shoferëve.
Operacioni, i kryer në maj dhe qershor 2017, përfshinte gjithashtu shtetas kanadezë dhe britanikë.
Hakerët kaluan disa javë në sistemin Equifax. Ata hakuan rrjete kompjuterike dhe vodhën informacione të besueshme të biznesit dhe informacione personale, tha Barr.
Mbi 34 serverë në gati 20 vende funksionuan për të mbuluar vendndodhjen e tyre të vërtetë.
Ambasada kineze në Uashington ende nuk ka komentuar aktakuzën. Equifax ka të dhëna për më shumë se 820 milionë përdorues dhe 91 milionë biznese, shkruan lajmi.net, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











