Kosova
Dy shqiptarë të involvuar në plan sulmi terrorist në Gjenevë
Sot gazeta «Le Temps“ shpalosi një projekt atentati terrorist monstruoz kundër rafinerisë në Gjenevë-Vernier që kishin planifikuar ithtarët e Shtetit islamik gjatë viteve 2018 dhe 2019, dhe dyshohet se dy shqiptarë, të arrestuar që nga 2018, kanë qenë të involvuar.
Pas një hulumtimi gazetaresk disamuash, gazetarja e Le Temps bën me dije se Zvicra, respektivisht Gjeneva, por edhe Bazeli, kanë qenë nën kanosje serioze të fanatizmit islamik salafist. Caku i terroristëve të dyshuar ka qenë rafineria e Vernier, përcjell albinfo.ch.
Falë shërbimeve sekrete amerikane, shërbimet e informimit të Zvicrës kanë ndërmarrë masa për ta parandaluar aktin terrrosit që synonte, në prill apo maj 2019, eksplodimin e rezervoareve të petrolit të Gjenvës, i cili kishte mundur të ketë pasoja dramatike ndaj popullatës së lagjeve Lignon-Vernier.
Sipas raportimit të gazetës të sipërfolur, e përcjellë nga albinfo.ch, sulmi në fjalë është zbehur veçanërisht pas arrestimit, në gusht 2018, të dy shqiptarëve, në rrugë për të shkuar në Gjenevë, i ndihmuar nga një ithtar, i ashtuquajturi Daniel D., zviceran i konvertuar me qëndrime ekstremiste.
Nga viti 2001, 77 persona kanë ikur nga Zvicra për të shkuar në krah të forcave të ISIS-it në Siri, mes tyre 31 e kanë shtetësinë zvicerane, 18 nga ato kanë dyshtetësi.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











