Bota
Më 16 dhe 17 shkurt, liderët e Ballkanit Perëndimor takohen në Bruksel
Pas Konferencës për Siguri që po mbahet në Munih të Gjermanisë, liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen dy ditë radhazi (16 dhe 17 shkurt) në Bruksel.
Klan Kosova mëson se të dielën ata do t’i bashkohen Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Presidentes të Komisionit, Europian Ursula von der Leyen, Kryeministrin kroat, Andrej Plenkoviq dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Joseph Borrell, në një takim të parë joformal në Bruksel për t’u përgatitur për samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet në Zagreb në muajin maj të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Të nesërmen (e hënë, më 17 shkurt 2020) gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen sërish në Bruksel për Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve për Shqipërinë, e cila zhvillohet në Komisionin Europian.
Qëllimi i konferencës është mbështetja e përpjekjeve të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin në nëntor të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












