Bota
Qeveria britanike: Punëtorët e pakualifikuar s’mund të marrin viza
Punëtorët e pakualifikuar nuk do të mund të marrin viza, sipas planit të prezantuar nga Qeveria britanike, pas largimit të këtij shteti nga Bashkimi Evropian më 31 janar.
Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe ata që nuk i përkasin BE-së do të trajtohen në mënyrë të barabartë në Britani, pasi të përfundojë periudha transitore mes këtij shteti dhe bllokut evropian më 31 dhjetor të këtij viti, thuhet sipas zyrës për të huaj.
Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel, ka thënë se sistemi i ri ka të bëjë me dërgimin “e më të mirëve” në Britani.
Ajo ka thënë për BBC-në se qeveria dëshiron “të inkurajojë ardhjen e njerëzve me talent” dhe të “zvogëlojë shifrat e njerëzve që arrijnë në Britani të pakualifikuar”.
Ajo ka thënë se sistemi dëshiron “të sigurojë që Britania të ketë njerëz të talentuar dhe produktivë në të ardhmen”.
Qeveria, e cila ka thënë se synon të ulë numrin e migrantëve në Britani, ka thënë se dëshiron të krijojë sistem të imigrimit “të bazuar në pikë”, siç edhe kishte premtuar gjatë zgjedhjeve.
Sipas kësaj skeme, punëtorët që dëshirojnë të punojnë në Britani duhet të flasin gjuhën angleze dhe të kenë ofertë për një punë me “sponsor të miratuar”.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin











