Shqipëria
BE-ja nuk po e mbështet, “vdes” ideja për “Mini Shengenin” ballkanik
Iniciativa rajonale e ashtuquajtura “Mini-Shengeni” ballkanik nuk po e merr mbështetjen e Bashkimit Evropian
Duket se iniciativa rajonale e ashtuquajtura “Mini-Shengeni” ballkanik nuk po e merr mbështetjen e Bashkimit Evropian. Përkundër se ka rreth katër muaj prej takimit të parë në Novi Sad, e më pas në Ohër e Tiranë, asnjë zyrtar i lartë i BE-së, në asnjë dokument të rëndësishëm, nuk i ka dhënë mbështetje kësaj ideje. Kështu deklarojnë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Sipas Demush Shashës nga instituti ‘Epik’, ideja e mini-shengenit ballkanik ka vdekur dhe rilindjen e vetme mund të përjetojë brenda procesit të Berlinit.
“Tani bëhen katër muaji që nga lansimi i mini-shengenit në Novi-Sad. Qe katër muaj asnjë zyrtarë i lartë i BE-së, asnjë dokument i rëndësishëm i BE-së nuk e ka mbështetur shprehimisht idenë e mini-shengenit. Kjo ka një arsye se qëllimet e mini-shengenit janë në duplifikim të plotë me procesin e Berlinit. Prandaj nuk ka asnjë sens të fillohet një proces i ri, duke qenë se procesi i Berlinit ekziston tani e katër-pesë vjet… duke e njohur që është një ide që synon katër liritë themelore të BE-së dhe duke njohur faktin që asnjë zyrtar i lartë i BE-së nuk është duke e mbështetur këtë ide, konsideroj se kjo ide ka vdekur dhe rilindjen e vetme mund të përjetoj brenda procesit të Berlinit…është një anomali që një iniciativë që synon katër liritë themelore të BE-së të mos diskutohet fare nga BE-ja dhe fare të mos jetë pjesë e diskutimeve të liderëve të Ballkanit perëndimor. Prandaj ajo në vetveti është ajo mesazh për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor se BE nuk e sheh në prioritet dhe nuk ofron mbështetje për këtë iniciativë”, thotë ai.
Nga ana tjetër, skeptik se do të arrihet të përfundohet kjo iniciativë është edhe drejtori i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj.
“Nuk besoj që BE apo SHBA shpenzojnë energji apo para për një ide të tillë që mund të jenë të përkohshme, sepse gjitha këto pretendojnë me qenë pjesë e BE-së. Ndoshta kjo është arsyeja pse kemi një hezitim për me mbështet këtë ide. Qoftë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, qoftë nga SHBA”, thotë ai.
Ndërsa, analisti politik, Faton Abdullahu, i bëri thirrje qeverisë re që të jenë më të qartë për këtë iniciativë rajonale.
“Kosova në përgjithësi dhe Qeveria jonë në veçanti nuk ka qasje të qartë sa i përket mini-shengenit. Duhet të jetë shumë më e qartë në vendimet dhe synimet që i ka për të na dhënë arsyetimet pse është kundër mini-shengenit. Ta dimë të gjithë se cilat janë arsyet për të qenë kundër”, thotë ai.
Iniciativa për formimin e një mini-shengeni ballkanik qysh në nisje të saj nuk e ka pasur përkrahjen e institucioneve kryesore në Kosovë. /rtklive
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? Ky panel synon të hapë një debat të gjerë mbi politikat publike, barazinë, aksesin dhe përfshirjen... -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike -
Produkte “pa gluten” që mund të përmbajnë gjurmë gluten shkaktojnë konfuzion tek konsumatorët -
Komunat në rajonin Jura Arc përballen me rreziqet e varësisë nga tatimpaguesit e mëdhenj -
Një muaj pas zjarrit në Crans-Montana: 23 të plagosur ende në spitalet zvicerane, 41 po trajtohen jashtë vendit












