Kosova
Disa biznese në Kosovë s’duan as taksë, as reciprocitet, por?
Ata duan ambient të barabartë afarist
Disa nga bizneset prodhuese në Kosovë thonë se nuk janë as në favor të mbajtjes së taksës 100 për qind të vendosur nga qeveria e kaluar për importet nga Serbia e Bosnjë e Hercegovina, por as për reciprocitet. Këto biznese thonë se janë në favor të një ambienti afarist, ku ka konkurrencë të barabartë dhe të drejtë.
Qeveria e kaluar, në nëntor të vitit 2018, pati vendosur taksën doganore 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, por kjo taksë po shqyrtohet aktualisht nga qeveria e re e kryeministrit Albin Kurti, që të zëvendësohet me reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar ndaj Serbisë.
Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova”, që merret me përpunimin dhe prodhimin e patates, tha për Radion Evropa e Lirë se si prodhuesit kërkojnë të jenë të barabartë në treg dhe asgjë më shumë.
“Si prodhuese nuk kërkojmë asgjë tjetër vetëm të jemi të barabartë. Nëse dikush ka të drejtë ose barkodi i një shteti tjetër të jetë prezent në Kosovë, e njëjta gjë të vlen edhe për neve të pranohet edhe barkodi dhe produktet tonë të lejohen të jenë prezent në atë shtet”, thotë Kosumi.
“Ne nuk i frikësohemi konkurrencës, por kërkojmë të jemi të barabartë. Produktet e Serbisë nuk janë as më të mira as më të lira, por e vërteta është se barkodi i Serbisë pranohet në Kosovë, ndërkaq nëse ne dëshirojmë t’i shesim në Serbi produktet tona, barkodi që është 039 dhe si shenjë identifikuese e Kosovës, nuk lejohet në Serbi”, shprehet Kosumi.
Gjatë kësaj javë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konventën e Prodhuesve të Kosovës, ka theksuar se do të tarifa 100 për qind do të hiqet dhe do të zbatohet reciprociteti i plotë tregtar me Serbinë.
Kurti ka thënë se qeveria që ai udhëheq, nuk është për tarifa si masë ndëshkuese ndaj konsumatorit, por për reciprocitet si masë mbrojtëse ndaj prodhuesve.
“Produktet që prodhohen në Kosovë, e të cilat i nënshtrohen praktikave dhe konkurrencës jolojale do të mbrohen. Parimet e reciprocitetit që do të nxirren nga Qeveria e Kosovës, do të jenë të bazuara në parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) dhe në CEFTA”, ka thënë Kurti, duke shtuar se qeveria e tij nuk do të marrë vendim për ekonominë e prodhimtarinë, pa diskutuar dhe konsultuar prodhuesit.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre















