Kosova
Arrestohet në Suedi i dyshuari për vrasjen e prindërve në Prizren
Në hetime janë të përfshira edhe autoritetet suedeze.
Institucionet e drejtësisë më në fund kanë arritur t’i bien në gjurmë djalit të vogël të famljes Hadri, i cili po kërkohet për vrasjen e prindërve të tij, Durim dhe Suada Hadrit. Ai është arrestuar sot. Në hetimet për këtë rast janë përfshirë edhe autoritetet suedeze.
Lajmin për mediat kosovare e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prizrenit.
“Prokuroria Themelore në Prizren njofton opinionin se sot, më 03.03.2020, është arrestuar A.H., i dyshuar për vrasjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. I njëjti është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Prokuroria Themelore në Prizren njofton se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim”.
Vrasja e çiftit që jetonte në Stokholm me shtetësi suedeze ishte bërë lajm në mediat e këtij shteti.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë Vala e të nxehtit në Zvicër, aplikacioni i SBB tregon trenat pa ajër të kondicionuar... -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave -
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet













