Kosova
Rikthehet treni Shkup-Prishtinë
Nga data 9 mars (e hënë) rikthehet në qarkullim treni i udhëtarëve në relacionin Shkup-Prishtinë dhe anasjelltas.
Kujtojmë se treni që bart udhëtarët nga kryeqendra e Maqedonisë së Veriut në kryeqytetin e Kosovës u përball me një ndërprerje të qarkullimit nga shkaku i disa problemeve të natyrës teknike, dhe tashmë me tejkalimin e tyre, ai sërish vihet në funksion.
Orari i trenave mbetet i njëjtë si më parë. Nisja nga Shkupi do të jetë në orën 16:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Prishtinë në ora 19:10.
Për sa i përket relacionit Prishtinë –Shkup, nisja do të bëhet në ora 07:10, ndërsa treni pritet të mbërrijë në Shkup në orën 09:52. Rivendosja në itinerar të trenit në fjalë, pritet të shtojë dukshëm lëvizjet е udhëtarëve, aq më shumë kur kemi parasysh nevojat e përditshmërisë që kanë qytetarët, si dhe lidhjet farefisnore të njerëzve në të dyja anët e kufirit. Ky njoftim u bë i ditur nga Hekurudhat e Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport AD-Shkup.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga












