Lajme
Qeveria zvicerane: Shmangni trenat e stërmbushur dhe vizitat në shtëpi pleqsh
Një masë që ka rekomanduar ministri Berset është shmangia e përdorimit të mjeteve të trafikut publik në kohën e “pikut” , sidomos nga personat mbi 65 vjeçarë
Këshilli Federal i Zvicrës ka shpallur sot ndryshimin e fokusit ne kuadrin e marrjes së masave kundër përhapjes së koronavirusit, shkruan srf.ch. Për të njohur publikun me këtë ndryshim, ministri që mbulon shëndetësinë, Alain Berset me bashkëpunëtorët ka mbajtur sot në Bernë një konferencë për media.
Ai ka theksuar me këtë rast se me ndryshimin e masave, i kushtohet më shumë rëndësi mbrojtjes së personave më të rrezikuar, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, si kategori më e rrezikuar në raport me koronavirusin konsiderohen njerëzit mbi moshën 65 vjeçare dhe ata që kanë një sëmundje kronike.
Për këtë arsye, ka thënë ministri, duhet shmangur sa më tepër vizitat në spitale, shtëpi pleqsh dhe shtëpi kujdestarie.
Një masë tjetër që ka rekomanduar ministri në emrin e qeverisë është shmangia e përdorimit të mjeteve të trafikut publik në kohën e “pikut”. Kjo vlen veçanërisht për kategorinë e rrezikuar, gjegjësisht për personat mbi 65 vjeçarë por edhe për të tjerët, sipas mundësisë.
Daniel Koch (nga Zyra Federale e Shëndetit Publik ) ka thënë se u sugjerojmë punëdhënësve që të përpiqen tu bëjnë punëtorëve të tyre orare më fleksibile në mënyrë që të shmangen grumbullimet në trena e autobusë në kohën e pikut.
Në kategorinë e përmendur në Zvicër bëjnë pjesë rreth 1.5 milion persona (mbi 65 vjeçarë). A do të thotë kjo se i gjithë ky numër i madh njerëzish duhet të jetojnë në kushtet e “arrestit shtëpiak”, ka qenë një pyetje e shtruar në konferencë, përcjell albinfo.ch. Ndërsa ministri Berset është përgjigjur se “është e drejtë dhe transparente t`u thuhet këtyre njerëzve se është mirë t`i zbatojnë me të vërtetë masat e parapara dhe të kenë kujdes për veten e tyre. Fundja, secili njeri duhet të kujdeset për veten
Në Zvicër deri më tani janë regjistruar 210 raste të infektimit me koronavirus, ka thënë në këtë konferencë Daniel Koch (BAG).
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Vdekshmëria e tepërt që lidhet me valën e të nxehtit të qershorit mbetet shumë më e ulët se ajo e vitit 2003 Vala e të nxehtit që goditi Zvicrën në fund të qershorit mund të ketë shkaktuar një... -
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar














