Kosova
Kosovarët i mirëpresin emigrantët
Sipas një studimi, del se kosovarët tregohen mjaft mikpritës ndaj emigrantëve.
Instituti për Kërkime Ekonomike (INKE) ka bërë një hulumtim në lidhje me emigracionin, me të cilin mund të përballet Kosova në rast të një stabiliteti të mundshëm ekonomik.
Debati që ka përfshirë Bashkimin Europian për shkak të mundësive më të mira për jetë ka bërë që kjo temë, përpos trajtimit, të jetë edhe komponent shumë i rëndësishëm i politikëbërjes.
1.000 respondentë janë përgjigjur në anketën (terren dhe online) e organizuar nga Instituti për Kërkime Ekonomike që për qëllim ka pasur matjen e opinonit kosovar rreth temës, e cila pritet të jetë prezente në dekadat e ardhshme.
71.4% e të anketuarëve kanë pasur qëndrim pro pranimit të emigrantëve në Kosovë, përkundër 28.6% që janë shprehur kundër.
Në këtë hulumtim është arritur të zbulohen arsyet kryesore që kanë ndikuar në këtë qëndrim.
Të anketuarit që shprehën qëndrim pro emigrantëve 38.6% si arsye kryesore e kishin çështjen humane. 37.1% si arsye kryesore e kishin rritjen e ekonomisë kombëtare. 17.1% për shkak të rritjes së fuqisë punëtore, kjo kryesisht kërkesë nga bizneset dhe 7.2% kanë pasur një arsye tjetër.
Në anën tjetër, siguria publike mbetet arsyeja e 29.4% të anketuarëve që janë kundër pranimit të emigrantëve në Kosovë. Frika nga rrezikimi i vendeve të punës ishte arsye e 23.5 të anketuarve. Derisa heterogjeniteti i kulturës ishte arsye e 20.6% të anketuarve dhe 26.5% kishin arsye të tjera për kundërshtimin e tyre ndaj emigrantëve.
Ky hulumtim si synim ka t’i paraprijë diskutimit të ardhshëm që me gjasa të mëdha do të jetë pjesë e diskursit publik në Kosovë.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%














