Lajme
Italia izolon 16 milionë banorë, 50 vdekje të tjera nga koronavirusi
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka thënë se së paku 16 milionë banorë janë vendosur në karantinë në rajonin e Lombardisë dhe në 14 provinca të tjera deri në fillim të prillit.
Masat e ashpra të izolimit do të bëjnë që në pjesën veriore të shtetit të mbyllen palestrat, pishinat, muzetë dhe qendrat e skijimit. Të ndaluara do të jenë edhe tubimet me rastin e martesave apo varrimeve.
Italia është vendi më i goditur evropian nga koronavirusi dhe vetëm të shtunën i raportoi 49 viktima të reja, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express, përcjell albinfo.ch.
Masat e reja, të cilat e përfshijnë edhe qendrën financiare, Milanon, dhe vendin e famshëm për turistë, Venecian, do të qëndrojnë në fuqi deri më 3 prill.
Numri i viktimave në Itali ka shkuar në mbi 230. Vetëm në 24 orët e kaluara autoritetet raportuan për 50 persona të vdekur. Ndërkohë numri i të infektuarve u rrit për më shumë se 1200, duke shkuar në 5883.
Askush nuk do të ketë të drejtë të hyjë apo të dalë nga rajoni i Lombardisë, ku banojnë 10 milionë njerëz, përpos rasteve emergjente. Milano është qyteti më i madh në këtë pjesë.
Në këto masa përfshihen edhe rajonet e Venecias, Parmës dhe Modenës, me ç’rast preken rreth 16 milionë njerëz.
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Zvicër
-
Studim: Frangu i fortë u sjell kursime të mëdha zviceranëve që blejnë në vendet fqinje Analiza tregon se ushqimet në Gjermani, Francë dhe Itali kushtojnë deri në 63% më pak se... -
Gjenevë: Propozohet ndalimi i automjeteve të zhurmshme gjatë natës -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
Mijëra banesa sociale në Cyrih të zëna nga qiramarrës që nuk i plotësojnë kushtet -
Rriten ndjeshëm konfliktet mes punëdhënësve dhe punëmarrësve në Zvicër












