Lajme
Mazrekaj konfirmon meçin e boksit ndaj djalit të Arkanit
Petrit Marezkaj ka konfirmuar zyrtarisht përballjen ndaj djalit të kriminelit serb, Arkanit, Veljko Raznatovic.
Pas shumë e shumë muajve dhe shumë tentativave, ka ardhur edhe marrëveshja mes boksierit kosovar, Petrit Mazrekaj dhe djalit të Arkanit.
Është vetë boksieri nga Kosova, i cili ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen për zhvillimin e përballjes.
Mazrekaj këtë lajm të shumëpritur e ka dhënë me anë të profilin të tij privat në Facebook.
“Më në fund erdhi çasti i shumëpritur. Për të gjithë ju adhurues të boksit desha t’ju njoftoj se më në fund u nënshkrua kontrata e shumëpritur! Për hajr na qoftë të gjithëve”, ka shkruar Mazrekaj.
Ky meç mes boksierit nga Kosova dhe Veljko Raznatovic do të zhvillohet më 26 shtator në Berlin, një vend neutral për të dy boksierët.
Raznatovic dhe ekipi i tij kanë tentuar disa herë që meçin ta zhvillojnë në Serbi, por një gjë e tillë nuk është pranuar, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër














