Maqedonia
Shkarkohet drejtoresha, 200 persona në izolim
Ministri i Shëndetësia, Venko Filipçe ka dhënë informacione shtesë rreth rastit të ri me koronavirus, respektivisht rreth drejtoreshës së klinikës për sëmundje të lëkurës, e cila gjatë ditës së sotme rezultoi pozitive me koronavius. Filipçe njoftoi se dy familjarë të drejtoreshës tashmë janë në izolim dhe janë intervistuar të gjithë të punësuarit dhe pacientët e Klinikës për Dermatonevrologji, ku ka punuar tashmë drejtoresha e infektuar.
“64 të punësuar dhe 11 pacientë që kanë qenë të akomoduar në Klinikë si dhe 13 pacientë që kanë marrë trajtim mjekësor gjatë ditës do të izolohen për 14 ditë”, pohoi Filipçe.
Ministri i Shëndetësisë gjithashtu njoftoi se gjatë vikendit është mbajtur konferencë e mjekëve, ku ka qenë prezent drejtoresha e infektuar së bashku me 103 mjekë të tjerë, përfshirë këtu edhe tre mjekë nga Greqia. Filiçe theksoi se salla ku është mbajtur evenimenti është dezinfektuar si dhe Klinika për sëmundje të lëkurës. Ministri Filipçe njoftoi se duhet të ketë përgjegjësi për veprimet e drejtoreshës dhe se e njëjta do të shkarkohet sa të ofrohet mundësia e parë.
“Do të merren masa për drejtoreshën, përgjegjësi do të ketë për të gjithë që nuk do të zbatojnë masat e duhura”, tha mes tjerash Filipçe.
Përveç izolimit, ministri Filipçe njoftoi se 8 pacientë të tjerë po testohen për koronavirus në Klinikën për sëmundje infektive.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane















