Bota
Cili vend eksporton më së shumti armë në botë
Bota po përballet me luftëra të mëdha, ndërsa tregtia me armë po lulëzon
Asnjë vend tjetër nuk eksporton armë si SHBA. Ndërsa Arabia Saudite është blerësi më i madh i armëve në botë. Këto janë vetëm disa nga të dhënat kryesore të raportit të Institutit Paqësor të Stokholmit për Studime, SIPRI.
Shtetet e Bashkuara mbesin vendi i parë furnizues me armë në botë, thotë një institut hulumtues me bazë në Suedi.
Në raportin e publikuar, Instituti Ndërkombëtar i Kërkimit të Paqes në Stokholm (SIPRI) tha se vëllimet globale të transferimeve të armëve u rritën me gati 6 për qind në periudhën 2015-2019, krahasuar me 2010-2014, transmeton TCH.
Eksportet e armëve nga Shtetet e Bashkuara u rritën me 23 për qind gjatë periudhës së fundit, duke e rritur pjesën e saj të eksporteve të përgjithshme në 36 për qind, përcjell albinfo.ch.
Rusia ishte eksportuesi i dytë më i madh në botë, me 21 për qind të furnizimeve globale të armëve, por eksportet ruse ishin 18 përqind më të ulëta se në vitet 2010–2014. “Rusia ka humbur tregun në Indi – blerësi kryesor afatgjatë i armëve ruse”, gjë që ka çuar në një ulje të eksporteve të armëve”, tha përfaqësuesja e SIPRI-s, Alexandra Kuimova.
“Kjo rënie nuk u kompensua nga rritja e eksporteve ruse të armëve në Egjipt dhe Irak në vitet 2015-19”, shtoi ajo.
Franca ishte eksportuesi i tretë më i madh, i ndjekur nga Gjermania dhe Kina.
Arabia Saudite mbeti importuesi më i lartë në botë i armëve në 2015-2019, me 12 për qind të totalit global.
E-Diaspora
-
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës Dyshohet se ai ra nga një vinç gjatë punës, ndërsa autoritetet gjermane po hetojnë rrethanat e... -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës
Jeta në Zvicër
-
38.8°C: Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës së qershorit Zvicra thyen për të dytën ditë radhazi rekordin e vapës për muajin qershor... -
Si po e ndryshon vapa Zvicrën -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit













