Kosova
Në Kosovë nuk ka koronavirus
Gjashtë të dyshuar po trajtohen në QKUK
Në Kosovë ende nuk ka zyrtarisht persona të raportuar me koronavirus.
Kështu thanë në një deklaratë për media zyrtarët shëndetësorë, njofton Klan Kosova.
Drejtoresha e Infektivës, Lindita Ajazaj-Berisha, tha se aktualisht kanë hospitalizuar gjashtë pacientë që po dyshohet se kanë simptomat e ngjashme me të koronavirusit, ndërsa dy të tjerë janë ende nuk janë pranuar në klinikë, pasi janë duke i ekzaminuar.
“Gjendja e përgjithshme e pacientëve është e mirë. Ne çdo ditë do të presim raste sporadike dhe është normale që vijnë për të kërkuar ndihmë, edhe pse deri tash kanë ardhur me simptoma të lehta. Për momentin nuk ka pacientë që kanë simptoma më të theksuara”, përcjell albinfo.ch.
Ndërkaq, drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se e kanë formuar një Komitet multidisplinar, në të cilën janë bërë përgatitje që disa klinika janë bërë porta hyrëse me një gatishmëri, si dhe me masa preventive për stafin dhe është rritur më shumë higjiena në përgjithësi.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për përkatësinë kombëtare të banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%














