Sport
Nga “balta” e Kosovës, në majat e futbollit evropian
Dikur luanin në fushat e Kosovës, ndërsa tashmë janë yje të futbollit evropian: Rashica, Rrahmani, Zhegrova e të tjerë
Futbollistët shqiptarë sot po shkëlqejnë në garat evropiane. Ata janë yje dhe idhuj për shumë tifozë. Por, nëse deri vonë është thënë se futbollistë të suksesshëm shqiptarë vinin vetëm nga diaspora, tash një kohë ky rregull është thyer: shumë futbollistë me nam ndërkombëtar kanë dalë pikërisht nga futbolli i Kosovës. Ata tashmë janë rritur, pjekur dhe janë bërë yje.
Madje, sot vlejnë më shumë se futbollistët tjerë shqiptarë nga diaspora, që kanë pasur kushte shumë më të mira.
Pikërisht rruga e vështirë i ka bërë edhe më të fortë dhe të pathyeshëm dhe vlera e tyre çdo ditë e më shumë po rritet.
Rashica, më i shtrenjti
Futbollisti shqiptar me vlerën me të madhe momentalisht në treg vlerësohet se është Milot Rashica, që sipas “transfermarkt” vlen 35 milionë euro. Të kujtojmë se Rashica ka luajtur për Kosovën e Vushtrrisë, ku ishte shpallur edhe kampion i Kosovës, derisa kishte kaluar në Twente në Holandë, ku kishte shkëlqyer. Kjo bëri që ai të ndiqej nga disa skuadra dhe kaloi në Werder Bremen në Gjermani, duke qenë njëri nga futbollistët kryesorë të kësaj skuadre.
Dy futbollistët shqiptarë që kanë bërë karrierë në Zvicër, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ndodhen në vendin e dytë dhe të tretë në këtë listë. Vlera e tyre është 30, përkatësisht 22 milionë euro. Të dy kanë filluar të merren me futboll në klubin e Baselit.
Në vendin e gjashtë ndodhet sulmuesi në top formë, Vedat Muriqi. Vlera e tij është 12 milionë euro. Muriqi është njëri nga futbollistët kryesorë të Kosovës. Ai më parë luante për Lirinë e Prizrenit dhe më pas pati kaluar në Shqipëri, kurse kalimi i tij në Fenerbahçe ishte i bujshëm.
Nga Drenica në Napoli
Një tjetër futbollist që po shkëlqen në arenën evropiane është Amir Rrahmani. Ai karrierën e filloi në “Kosovën” e Prishtinës më pas në “Ramiz Sadiku” dhe më vonë, me “Drenicën” luajti në Superligën e Kosovës. Karrierën e vazhdoi në Partizanin e Shqipërisë, duke kaluar më pas në Kroaci, ku luajti për klubin më të madh kroat, “Dinamo”, Zagreb. Kalimi i tij në Verona në Itali ishte i bujshëm, por edhe më i bujshëm ishte kalimi në Napoli, në njërën nga skuadrat më të mëdha në Itali. Ai do t’u bashkohet napolitanëve në verë, dhe atje do të ketë pagë prej 1.8 milionë euro në vit. Në Drenicë sa luajti në Superligën e Kosovës, e filloi me 250 euro në muaj. Amiri ka luajtur më herët edhe për Shqipërinë, por nuk ishte pjesë e “Euro 2016”, kurse sot është kapiten dhe lider i Kosovës.

Futbollistët tjerë
Në Evropë ka edhe shumë futbollistë tjerë shqiptarë që luajnë me sukses dhe që pritet të ‘shpërthejnë’. Njëri ndër ta është edhe qendërmbrojtësi Fidan Aliti, i cili pritet që gjithashtu të luajë në një skuadër me emër në Evropë. Edon Zhegrova gjithashtu ka luajtur në Kosovë, kurse tani është pjesë e Baselit dhe çdo ditë e më shumë po luan mirë e më mirë.
Rashica, më i shtrenjti
Milot Rashica vlerësohet si futbollisti më i shtrenjtë shqiptar për momentin. Vlera e tij është 35 milionë euro
Rrahmani, nga 250 euro në Kosovë, 1.8 milion euro në Napoli
Amir Rrahmani e nisi me 250 euro në muaj në Drenicë në Superligën e Kosovës, derisa ka nënshkruar me Napolin për 5 vjet, ku do të përfitojë 1.8 milionë euro në vit.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen















