Koronavirusi: çast pas çasti
VIDEO: Si të mbani trupin në formë nëse jeni në shtëpi
Ka shumë ushtrime që mund të bëni në shtëpi me pajisje minimale për të marrë një stërvitje të plotë të trupit dhe po, madje edhe disa kardio
Ndërsa Koronavirusi vazhdon të shqetësojë të gjithë botën, ata që frekuentojnë rregullisht palestrat janë në kërkim të mënyrave praktike se si të mund të vazhdojnë të mbajnë trupin në formë edhe në një kohë karantine në shtëpi.
Ka shumë ushtrime që mund të bëni në shtëpi me pajisje minimale për të marrë një stërvitje të plotë të trupit dhe po, madje edhe disa kardio.
Burpees janë mbreti i ushtrimeve në shtëpi, sipas ekspertëve, transmeton Scan, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa një stërvitje në shtëpi nuk mund të zëvendësojë një seancë intensive në palestër dhe mjeteve që gjenden atje si shtanga apo pajisjet e vrapit dhe ecjes, ka shumë mënyra për të punuar madje dhe djersitur në kushte shtëpie, sipas trajnerit personal të certifikuar Bryan Goldberg, përcjell albinfo.ch.
Burpee janë pikërisht ulja e trupit në pozicionin e pompave dhe më pas ngritja e tij më shpejtësi në ajër me duart e bashkuara si video më poshtë. Nuk është e nevojshme të bëni 100 prej tyre por 5-10 të tilla të shoqëruara edhe me ushtrime të tjera si pompat, squatet etj. do të ishin të mjaftueshme për të mbajtur trupin në formë dhe djegur kaloritë e tepërta që konsumoni në këtë periudhë karantine.
Ushtrime të tjera që mund të realizoni janë konkretisht squat, gjysëm squat, lunget si dhe lëvizje gjysëm ulur të këmbëve.
Edhe pse këni mungesë veglash që tiu ndihmojnë me ushtrimet tuaja kini parasysh se edhe në shtëpi dispononi më shumë se sa mendoni të tilla të ngjashme si përshembull karriket, tavolina apo edhe krevati. Gjithashtu për të shtuar peshat mund të përdorni shishe uji teksa realizoni një ushtrim për të rritur kështu shkallën e vështirësisë. Kini parasysh se në varësi të individit mund të variohen edhe ushtrimet dhe shpeshtësia e tyre. Pra nëse jeni në nivelin fillestar mendoi të realizoni 30 prej tyre çdo ditë e kështu me radhë në varësi të nivelit. Sigurisht mos harroni edhe ushtrimet klasike të barkut.
Së fundmi mos e nënvlerësoni rëndësinë e gjumit dhe të ushqyerin mirë, dhe sigurisht higjenën personale sidomos në këtë periudhë.
E-Diaspora
-
Goldify organizon seminar për rrjetet sociale në Zvicër, nga prania online te rritja e biznesit Në një treg gjithnjë e më digjital, prania në rrjetet sociale nuk është më opsion, por... -
Turne shahu në Vjenë për nder të ditës së Pavarësisë së Kosovës -
Kur jeta rrëfehet përmes letrave -
Zvicër
Entela Zhuta, një inxhiniere lidere në Energjetikë dhe IT -
Konsullata e Kosovës në Cyrih shënon 18-vjetorin e Pavarësisë mes diplomacisë dhe tingujve të Elina Dunit
Jeta në Zvicër
-
Rinovimi i hershëm i abonimit “Half Fare Plus” krijon abonime të dyfishta Rinovimi i abonimit “Half Fare Plus” përpara skadimit mund t’u shkaktojë probleme përdoruesve, duke krijuar situata... -
Kompanitë zvicerane shpresojnë për rimbursime pasi Trump hoqi dorë nga tarifat doganore -
Lajmet që karakterizuan Zvicrën javën e parafundit të shkurtit -
Për shkak të mashtrimeve me sigurime, bëhet e vështirë të lidhësh një kontratë të re -
Vinjetë falas për shoferët me aftësi të kufizuara në Austri












