Koronavirusi: çast pas çasti
Virusi prek edhe të rinjtë
Rinia feston party dhe nuk e vret shumë mendjen për masat kundër Coronës, pasi mendon se ajo nuk i prek të rinjtë. Por, në shtretërit intensivë të spitaleve gjermane po trajtohen gjithnjë e më shumë pacientë të rinj
„Pacientët më të rinj me simptoma Covid-19 kanë qenë në fillim të 20-ve. Në tërësi ne e shohim të gjithë spektrin demografik, pavarësisht nëse je në pavionë normalë apo në pavionët e intensivit”, thotë mjeku Clemes Wendtner nga klinika e infektivit në spitalin e Mynihut, Schvabing.
Wendtner ka trajtuar që në fund të janarit rastet e para me virusin Covid-19, pacientët e parë të infektuar në Gjermani. „Kjo duhet t’i shkundë të gjithë, që të respektojnë masat e higjienës dhe rregullat”. Rreziku nga virusi i ri është nënvlerësuar shumë në fillim, si nga politika, edhe nga shkenca, pranon Wendtner, raporton DW.
OBSH: “Ju nuk jeni të pathyeshëm”
Veçanërisht të rrezikuar janë personat e moshuar dhe të sëmurët, por edhe pacientët me shëndet të mirë, por me probleme me mushkërinë, si për shembull, duhanpirësit dhe pacientët me astma, shpjegon shefi i klinikës. Edhe diabetikët dhe njerëzit me tension të lartë të gjakut janë të rrezikuar, sepse tensioni i lartë bën që të mos furnizohen mirë organet si mushkëria.
Modelet epidemiologjike kanë treguar se efektet e mbylljes së shkollave dhe dyqaneve më së herëti do të duken pas tre javësh, thotë Wendtner, përcjell albinfo.ch.
Edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tek të rinjtë që të respektojnë në krizën e Coronës rregullat e vendosura. „E kam një mesazh për të rinjtë”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. “Ju nuk jeni të pathyeshëm”. Vërtet që për të moshuarit ekziston rreziku më i madh i infektimit me Sars-CoV-2 dhe të zhvillohet sëmundja e mushkërive, Covid-19. “Por nuk është se ajo i anashkalon të rinjtë”, tha Tedros. “Ky virus mund të thotë edhe për ju shtrim disajavor në spitale, ose edhe mund t’ju vrasë”.
E-Diaspora
-
Abdixhiku publikon pamje nga tubimi me mërgatën në Cyrih: “LDK është dashni” Kandidati i LDK-së për kryeministër ndau momente nga takimi me bashkatdhetarët në Zvicër... -
Berlin
Petrit Halilaj me ekspozitë në galerinë prestigjioze “Hamburger Bahnhof” në Berlin -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Në Milano mbahet pasditja poetike “Riabbracciando la Poesia” -
A është diaspora shkencore e Kosovës një potencial i pashfrytëzuar për zhvillimin e vendit?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra voton për iniciativën “Jo një Zvicër me 10 milionë banorë” Propozimi synon kufizimin e rritjes së popullsisë dhe parashikon masa më të ashpra për migracionin dhe... -
Swiss do të heqë Prishtinën prej orarit të fluturimeve nga Gjeneva -
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit










