Lajme
Ekzistojnë disa mënyra për t’u argëtuar dhe për të shijuar qëndrimin në shtëpi
Disa këshilla se si ta kalojmë kohën duke qëndruar në shtëpi
Çfarë mund të bëjmë përgjatë këyre ditëve të izolimit, ku edhe lëvizja është e kufizuar për shkak të koronavirusit. E vërteta është se jemi të detyruar të qëndrojmë ne shtëpi, por ekzistojnë disa mënyra për t’u argëtuar dhe për të shijuar më të mirën nga e gjithë kjo situatë në dukje e pakëndshme, transmeton albinfo.ch.
Mund të flesh më shumë. Jepi një mundësi trupit dhe mendjes tende për t’u qetësuar.
Nëse ke mbetur brenda në shtëpi, mund t’i kontaktosh shoqërinë përmes rrjeteve soiale apo aplikacioneve të tjera që mund të realizojnë video telefonata. Mund të bësh edhe telefonata në grup. Kjo është një mundësi shumë e mirë për t’u rilidhur me ta, e te flasësh për gjëra që ndoshta keni kohë pa i përmendur.
Pastro dollapin tënd. Vendosi mënjane për t’i dhuruar gjërat që nuk të nevojiten.
Fillo të provosh aftësitë e tua në biznes online. Nëse ke gjëra që nuk të nevojiten më, provo t’i shesësh ato online. Mund të përfitosh diçka prej kësaj, pas kalimit të kësaj situate.
Merr kohe për te parë një dokumentar interesant. Ose nëse dëshiron që të jesh produktiv gjatë një kohe me shi a me borë, mund të nisesh të mësosh gjëra që ofrohen online, ka informacione pa fund që mund te shfrytëzohen.
Fillo të shohësh ato programe televizive qe janë te preferuarit e tu. Disa programe duket se nuk vjetrohen. Kjo është koha më e mire për t’i parë sërish. Ka shume mundësi që nuk do të ngrihesh dot nga kolltuku deri sa të përfundojë i gjithë sezoni i serialit, apo programit që të pëlqen me shume.
Përpiqu të bësh një recete te re. Mund të shohësh disa nga programet që transmetohen e që flasin mbi gatimet e t’i provosh në kuzhinë. Përfshi edhe disa prej anëtareve te familjes nëse dëshiron që të duket me sfiduese dhe të jetë më shumë qejf.
Lexo një libër te mirë. Një libër që do të inspirojë e që do të bëjë te ëndërrosh, e të sjellësh një ndryshim ne jetën tende dhe në ambientin që të rrethon.
Bej blerje online. Kur ke gjëra urgjente që të duhen mund të fillosh të shohësh online. Punonjësit e dyqaneve e dinë se sidomos ne këto ditë njerëzit dëshirojnë te porosisin gjera nga shtëpia, kështu qe do të jene te gatshëm t’ju shërbejnë.
Luani lojëra. Koha më e përshtatshme për të luajtur me letra, monopoli apo shah.
Bëj ushtrime fizike në shtëpi. Mund të shohësh video me udhëzime në internet e të ndjekësh ushtrimet që janë më të përshtatshme për t’u organizuar në kushtet e shtëpisë. Zumba, për të gjithë ju që ju pëlqen të kërceni, mund të jetë një aktivitet ideal për t’u bërë në shtëpi.
Zgjidh fjalëkryqe ose bej teste personaliteti online. Koha kalon më shpejt, e do të ndihesh më mirë pas disa ushtrimeve që ndihmojnë mendjen.
Bëj diçka për dikë tjetër. Ndoshta një kolazh me foto, dhuro një ditar, ose thjesht shkruaj shkruaji një mesazh. Tregoji dikujt që ti e vlerëson faktin që ky person është prezent në jetën tënde. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













