Lajme
OBSH thotë se po vëren shenja inkurajuese në Evropë
Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Evropë, Hans Kluge, thotë se po sheh “shenja inkuarjuese” pasi Italia raportoi një normë më të ulët të infeksioneve të koronavirusit, raporton AFP.
“Ndërsa situata mbetet shumë serioze, ne kemi filluar të shohim disa shenja inkurajuese. Italia, e cila ka numrin më të madh të rasteve në rajon, ka shënuar një normë pak më të ulët të rritjes, megjithëse është akoma shumë herët të thuhet nëse pandemia ka arritur pikën më të lartë në atë vend”, ka thënë Kluge.
OBSH ka deklaruar se deri më tani më shumë se 220,000 raste të Covid-19 janë raportuar në kontinentin evropian, ndërsa 11 mijë persona kanë ndërruar jetë.
Kjo do të thotë se në të gjithë botën, afërsisht gjashtë nga çdo 10 raste dhe shtatë nga 10 vdekje janë raportuar në Evropë, me më shumë se 400,000 infeksione të konfirmuara në të gjithë botën.
Ndërsa koronavirusi është përhapur në të gjithë kontinentin, shumë vende evropiane kanë miratuar masa të rënda për të frenuar shpërthimin, përfshirë imponimin e masave të bllokimit, mbylljen e bizneseve dhe kufijve, si dhe kufizimin e tubimeve publike.
Sipas Kluge, OBSH së shpejti do të jetë në gjendje të përcaktojë shkallën në të cilën kanë ndikuar ato masa.
Ndër tjerash ai paralajmëroi qeveritë dhe qytetarët të jenë të vetëdijshëm për “realitetin e ri” të krijuar nga pandemia dhe të përgatiten për ndikimin afatgjatë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih nuk do të jetë e hapur për palë më 5 qershor Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka njoftuar se të premten, më 5 qershor 2026,... -
Manifestim i shkollave shqipe të Kantonit të Argaut – festë e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar -
Shërbimi për dokumente biometrike shqiptare ofrohet në Bernë më 3 qershor -
“The Beauty of the Donkey” nga regjisorja Dea Gjinovci në Berlin -
Ansambli “Trojet” nga Zvicra përfaqëson shqiptarët e Evropës në festivalin e madh shqiptar në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Fondet pensionale në Zvicër me kthime të larta në 2025, por shumica e të siguruarve nuk janë të informuar Fondet pensionale zvicerane kanë shënuar një vit të suksesshëm investimesh në vitin 2025, duke u sjellë... -
Zvicër: Pije energjike me kafeinë mbi kufirin ligjor të zbuluara në treg -
Zvicra duhet të ndjekë BE-në për qendrat e kthimit të migrantëve jashtë Evropës -
Nxënësit në Bernë do të përdorin materiale reale votimi për edukimin qytetar -
Konsullata e Kosovës në Cyrih nuk do të jetë e hapur për palë më 5 qershor














