Kosova
IKSHP: Shikoni çka po ndodh në Evropë, ju lutemi, qëndroni në shtëpi!
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar edhe një thirrje për qytetarët e Kosovës, që të zbatojnë në përpikmëri masat dhe të qëndrojnë në shtëpi.
IKSHP me anë të një komunikate për media kanë thënë se në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes, dhe se kjo, sipas tyre, mund të shkaktojë shpërthim epidemik në kryeqytet, shkruan lajmi.net.
IKSHP u ka bërë thirrje qytetarëve që të shohin valën epidemike në shtetet e Evropës dhe të mendojnë se çka mund të ndodhë.
“Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marrë detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë”, kanë thënë nga IKSHP.
Apeli i plotë i IKSHP-së:
Qytetarë!
Çka jeni duke bërë? Kthjelluni ju lutem!
Duajeni këtë vend! Atdhe tjetër s keni!
Ju lutemi ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe mos dilni në grumbuj gjatë orëve të lira të lëvizjes sepse jeni duke rrezikuar veten dhe familjet e Juaja!
Në Prishtinë po vërehen dalje masive në orët e lira të lëvizjes. Grumbuj të njerëzve që po rrezikojnë veten dhe të gjithëve! Ju lutem kini kujdes se mund të shkaktoni shpërthim epidemik në kryeqytet!
Shikoni ju lutem valën epidemike në shtetet e Europës, veni gishtin në kokë dhe mendoni. Mos pengoni ekipet e Institutit me pyetje të cilat i keni mësuar tashmë nga rekomandimet e Instituti Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Na ndihmoni ta kryejmë punën sublime por mundohuni të zbatoni secili detyrën e juaj duke ruajtur shëndetin tuaj. Ju kemi lënë të pushoni dhe jo secili të marr detyrën e epidemiologut duke pyetur detaje, duke u munduar të rikonstruktojnë çdo vatër infeksioni, duke u zhytur në kurreshtjen e njohjes së çdo procedure të hulumtimit. Pushoni dhe vetëm pushoni që të na lini të punojmë!
Ju gjendeni në shtëpitë e juaja me familiar. Ne akoma gjendemi në punë pa orar nga 15-20 orë! Për ju! E ju për ne: JU LUTEMI QËNDRONI NË SHTËPI!.
E-Diaspora
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin, Thun Bëhet e ditur se në sheshin kryesor të Thun, ishte një organizim ku shumë njerëz kalimtar...
-
Shqipëri: A do të mundësohet vota e emigrantëve në zgjedhjet 2025?
-
Sot fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova”
-
Vjenë
Vjenë: Kori Siparantum, edhe me një paraqitje në skenën prestigjioze
-
Gjenevë
Gjenevë: Ramë Dardania sjell ekspozitë më 14 qershor
Jeta në Zvicër
-
Jehon kënga e vallja shqipe në sheshin, Thun Bëhet e ditur se në sheshin kryesor të Thun, ishte një organizim ku shumë njerëz kalimtar...
-
Bashkëpunimi Zvicër-Kosovë, diskutojnë Rafuna e Fetahi
-
Pritet trafik i rënduar gjatë majit në Zvicër
-
OECD: Aktiviteti i ngadaltë ekonomik ngadalëson rritjen në Zvicër
-
Rritje e investimeve të huaja në Zvicër gjatë vitit 2023