Lajme
Shkolla Shqipe në Zvicër vazhdon me mësimin e gjuhës shqipe në distancë
Edhe pse po jetojmë në një kohë jo të zakonshme, mësimi në Shkollën Shqipe në Zvicër vazhdon të organizohet nëpërmjet formave të ndryshme elektronike duke komunikuar nëpërmjet njësive mësimore me nxënësit e saj.
Në këtë kohë pandemie, ku po mundohemi që sa më shumë të zbatojmë rregullat e shëndetit publik, edhe Shkolla Shqipe në Zvicër gjatë këtyre dy javëve të fundit ka filluar me orët mësimore në distancë. Qëllimi i këtyre orëve mësimore është që të jemi sa më afër nxënësve tanë në këto ditë të vështira, si dhe të mundohemi, që nëpërmjet njësive mësimore të komunikojmë me nxënësit dhe familjet e tyre.
Yll, Jeta dhe Lutfije Hyseni nxënës të shkollës shqipe në Volketswil
Pothuajse të gjithë prindërit e shkollës shqipe në Zvicër gjatë këtyre dy javëve kanë treguar një gatishmëri dhe njësitë mësimore i kanë pranuar nëpërmjet formave të ndryshme elektronike, duke bashkëpunuar me mësuesit si dhe njëherit duke i angazhuar fëmijët e tyre jo vetëm në orët e shkollës zvicerane por edhe në orët mësimore të gjuhës shqipe.
Edhe mësimi shqip ka vlerën e vet: Nxënësit, Lorik dhe Anduena Haliti me gjyshin e tyre Adem Halilin
Në këtë gjendje të ngarkuar psikike ndihemi të lehtësuar ne si mësues kur marrim përgjigjet e fëmijëve të shkollës shqipe, për punën e tyre që e kanë bërë në shtëpi. Pra forma e detyrave të klasës tani ka kaluar në formën e detyrave të shtëpisë dhe njësive mësimore të cilat dërgohen në formë elektronike.
Jeta dhe Luan Maznikolli nxënës të shkollës shqipe në Volketswil
Eliesa Idrizi nxënëse e shkollës shqipe në Uster
Amela dhe Tuana Frangu, nxënëse të shkollës shqipe në Uster
Është jashtëzakonisht i madh numri i atyre nxënësve të cilët i kanë kryer detyrat gjatë këtyre dy javëve në këto shënime të ditarit tonë, po i sjellim edhe për lexuesit e revistës Albinfo disa fotografi për angazhimin e tyre, angazhim i cili dëshmon edhe dashurinë e madhe që kanë për mësimin e gjuhës amtare.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti


















