Kosova
Vitia: Pesë persona në gjendje të rëndë me Covid-19 – shmangni vizitat familjare
Vitia po ashtu vazhdoi të bëjë thirrje për respektim të rekomandimeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë
Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia, nëpërmjet një videokonference ka njoftuar se momentalisht 36 persona janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive ku pesë nga ta janë në gjendje të rëndë.
Vitia ka folur edhe rreth ndryshimit të vendimit për kufizimin e lëvizjes, njofton Klan Kosova.
“Qeveria kohë më parë ka marrë masën e kufizimit të lëvizjes, por që pas analizimit të efekteve të kësaj mase dhe kërkesave të qytetarëve, Qeveria ka vendos që kufizimi i lëvizjes të bëhet nga ora 17:00 deri në 06:00. Por kjo nuk do të thotë në asnjë mënyrë që qytetarët të mblidhen pasi ende vlejnë rregullat që mos të mblidhen më shumë se 2 persona dhe të mbajnë distancën prej 2 metrave”.
Vitia po ashtu vazhdoi të bëjë thirrje për respektim të rekomandimeve të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në Kosovë.
“Tash kur po hyjmë në një fazë të re të epidemisë kemi nevojë më shumë se kurrë për më shumë kujdes dhe t’u përmbahemi rekomandimeve. Është iniciuar kërkesa edhe për 10 mijë teste reja, IKSHPK-ja po vazhdon 24 orë të bëjë testime, poashtu po vazhdojnë të vijnë donacione nga jashtë dhe individë brenda Kosovës”, deklaroi Vitia.
Vitia mes tjerash tha që të shmangen vizitat familjare.
“Vazhdojmë të bëjmë thirrjen për bashkëpunimin tuaj në këtë kohë, për respektimin e masave të sipërpërmendura si dhe shmangni vizitat familjare”.
“Kjo situatë do të kaloj shpejtë me bashkëpunimin tuaj, prandaj ju lutem për durim dhe ju lutem që të kujdesuni për vetën. Ne duhet të ju qëndrojmë afër personelit duke qëndruar në shtëpi. Ndihma që ata kërkojnë është të qëndrojmë në shtëpi prandaj ndiqni rekomandimet nga IKSHPK dhe MSH”, deklaroi Vitia, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën Intervistë e albinfo.ch me kryesinë e Lidhjes së Shoqatave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në Zvicër... -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare













