Lajme
Niset nga Gjeneva për në Tiranë aeroplani me 120 shqiptarë të bllokuar në Zvicër
Avioni që kishte arritur pak më parë në Gjenevë, është nisur nga atje me 120 pasagjerë. Nisja nga Gjeneva për në Tiranë është bërë në orën 15.00
Sot është realizuar fluturimi i parë në kuadrin e aktiviteteve që Qeveria e Shqipërisë ka ndërmarrë për të kthyer në Shqipëri shtetasit shqiptarë të bllokuar jashtë vendit. I pyetur nga albinfo.ch, z. Ilir Gjoni, Ambasadori i Shqipërisë në Bernë thotë si në vijim: Avioni që kishte arritur pak më parë në Gjenevë, është nisur nga atje me 120 pasagjerë. Nisja nga Gjeneva për në Tiranë është bërë në orën 15.00.
Në vijim, njoftimi i Ministrisë së jashtme të Shqipërisë rreth masave për kthimin në Shqipëri, të shtetasve shqiptarë të bllokuar jashtë vendit:
Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, dhe masave që shtetet kanë marrë për parandalimin e këtij virusi, duke bllokuar kufijtë ajrorë dhe tokësorë, shtetas shqiptarë kanë ngelur të bllokuar në disa vende të ndryshme të botës.
MEPJ nëpërmjet Njësisë së Krizës, në bashkëpunim dhe me Përfaqësitë shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin qytetarëve, sipas kategorive si më poshtë:
– Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;
– Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë, si dhe rastet humanitare.
Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë apo informacion MEPJ vë në vëmendje sërish numrat e emergjencës të vënë në dispozicion.
Numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ, të cilët mund mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00:
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës Kantoni zviceran i Neuchâtel-it po miraton disa masa emergjente për të ofruar lehtësim për fermerët, ndërsa... -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër -
Zvicër: Shumica e kantoneve ndalojnë ndezjen e zjarreve në dhe pranë pyjeve















