Lajme
Napoli, i kënaqur me transferimin e Amir Rrahmanit
Giuntoli ka lavdëruar blerjen e re, Amir Rrahmani.
Pas disa muajsh duke shkëlqyer te Hellas Verona, Amir Rrahmani u transferua te Napoli për 14 milionë euro, derisa pjesën e mbetur të sezonit po e kalon në formë huazimi te klubi i parë në Serie A.
Tani, drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka shpjeguar pse klubi vendosi ta blejë 26-vjeçarin e Kombëtares së Kosovës.
“E transferuam Rrahmanin, sepse ai është shumë i mirë në markimin një me një, por gjithashtu mund të luajë në shumë pozicione, gjë që është thelbësore”, tha drejtori sportiv Giuntoli për Sky Sport Italia.
“Me një trajner si Gattuso, i cili gjithmonë dëshiron të fillojë lojën duke lëvizur topin nga portieri, ne donim t’i jepnim lojtar që ishin të përshtatshëm për idetë e tij të futbollit”.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti
















