Lajme
Në Austri për herë të parë më shumë të shëruar se të infektuar për 24 orë
Një total prej 2507 njerëzish janë shëruar nga koronavirusi ose 485 më shumë se një ditë më parë
Sot në Austri, për herë të parë ka ndodhur që numri i personave që janë shëruar nga sëmundja e mushkërive Covid-19 të rritet më shpejt se sa numri i infeksioneve të reja të konfirmuara me koronavirus brenda 24 orëve, shkruajnë mediat austriake.
Ndërsa Ministria Austriake e Shëndetësisë ka konfirmuar për Agjencinë Gjermane të Shtypit (DPA) të shtunën, se kanë qenë 11.525 raste të konfirmuara të infeksionit Sars-CoV-2 në Austri në mëngjesin e kësaj dite. Ky numër është për 354 raste më shumë se një ditë më parë, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq, një total prej 2507 njerëzish janë shëruar nga koronavirusi ose 485 më shumë se një ditë më parë.
Sipas autoriteteve, kjo e dhënë konfirmon edhe trendin pozitiv në luftën kundër koronavirusit në Austri. Në ditët e kaluara, niveli ditor i rritjes së numrit të infeksioneve të konfirmuara kishte rënë ndjeshëm dhe së fundmi ishte më pak se pesë për qind, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë ministri i Shëndetësisë Rudolf Anschober ka paralajmëruar popullatën nga gëzimi i parakohshëm. Qëllimet nuk janë arritur akoma, ka thënë ai
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i tifozëve të Servette në ndeshjen e futbollit, i dyshuari mund të akuzohet Kaosi i Gjenevanit që hodhi një pishtar të ndezur në bllokun e tifozëve të Winterthur mund...
-
Dëmtimi i bustit të Skënderbeut në Gjenevë, reagon Ambasadori i Shqipërisë
-
Kantoni i Cyrihut merr masa kundër antisemitizmit
-
Mbi katër mijë milionerë në Zvicër
-
Drejt fundit të tarifës së dyfishtë të energjisë elektrike: përshtatja dhe ndryshimet në konsumin e energjisë