Kosova
Mjeku shqiptar tregon përjetimin e tij pas shërimit nga koronavirusi
Mjeku shqiptar Jetish Jetishi është liruar nga Klinika e Infektives
Mjeku shqiptar, Jetish Jetishi, tashmë është liruar nga Klinika e Infektives pasi është shëruar plotësisht nga Covid-19. Ai në llogarinë e tij ka shprehur falënderime stafit mjekësor dhe përjetimet e tij.
“Miq të nderuar, jam infektuar në krye të detyrës në Repartin e Emergjencës dhe jam shumë i lumtur që falë respektimit të masave të rekomanduara të IKSHP kam arritur të ndërpresë zinxhirin infektues dhe me këtë rast nuk kam infektuar asnjë nga bashkëqytetarët e komunës së Gjakovës dhe kolegët e Spitalit “Isa Grezda” Gjakovë. Gjithë të sëmurëve iu dëshiroj shërim të shpejtë, ndërsa gjithë tjerëve i këshilloj t’i respektojnë rekomandimet e IKSHP dhe me ketë rast t’i kurseni jetët e të moshuarve dhe mantelbardhët”, shkruan Jetishi në Facebook. Ai ka falënderuar stafin e Klinikës Infektive në Prishtinë, Sali Ahmeti, Shemsedin Dreshaj, Valbon Krasniqi, drejtoreshën e Klinikës Lindita Ajazi – Berisha dhe të gjithë mjekët dhe infermierët që kanë shërbyer me përkushtim dhe profesionalizëm të madh.
Një falënderim shkon edhe për Agreta Gecaj-Gashi dhe motrën e nderit- motra kryesore e MIQ, Valentina Gjinaj, të cilët e kanë vizituar çdo ditë, si dhe familjet Tafilaj, Bytyqi dhe Vigan Gashi, të cilët janë kujdesur çdo ditë për furnizime me ushqime dhe mjete higjienike. Mjeku Jetishi falënderon edhe menaxhmentin e Spitalit Regjional në Gjakovë si dhe kolegët e tij, të cilët vazhdimisht janë interesuar për gjendjen e tij.
“Do të kisha pasur dëshirë të shpreh falënderime edhe për kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe strukturat e Komunës, por nuk mund ta bëj një gjë të tillë, meqenëse nuk e kanë parë të arsyeshme të ma bëjnë një telefonatë për të pyetur për gjendjen time shëndetësore apo nevojat e familjes sime, të cilët kanë qëndruar dy javë të izoluar. Shembull duhet të marrin te kryetarët e komunave të Vitisë dhe Malishevës, të cilët pandërprerë janë interesuar për pacientët dhe familjarët e tyre”, përfundon Jetishi.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten














