Kosova
Dy viktimat e sotme në Kosovë, kishin edhe probleme të tjera shëndetësore
Është bërë e ditur se një burrë 59-vjeçar dhe një grua 70-vjeçare janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të fundit si pasojë e koronavirusit, duke e çuar kështu në tre numrin e përgjithshëm të personave të prekur me Covid 19 në Kosovë.
Sipas informacioneve, thuhet se rreth orës 03:00 raportohet se ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinisë mashkull S. N., 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rëndë.
Ndërkohë në orën 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R., 1950, ga fshati Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).
Ndërkohë javë më parë ka ndërruar jetë edhe një pacient tjetër kosovar i infektuar me Covid 19, nga rajoni i Podujevës.
Ndërkohë që nga muaji shkurt e deri më sot zyrtarisht janë të infektuar 145 persona. Nga ta janë shëruar 23, ndërkohë që të vdekur janë gjithsej 3 persona, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar Në vitin e ri, Skoda, Volvo dhe Kia po bëjnë një fillim të shkëlqyer në Zvicër... -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër?













