Kosova
Covid-19: Belgjika, drejt stabilizimit të gjendjes
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 162 raste të vdekjes nëpër spitalet belge, ndërsa janë hospitalizuar 314 persona.
Belgjika vazhdon të shënojë numër të madh të rasteve të vdekjes, të shkaktuara nga Covid-19, por edhe ulje të numrit të personave të hospitalizuar.
Qendra federale belge për shëndet publik konstatoi se gjendja “e përgjithshme” në Belgjikë po lëviz drejt stabilizimit, por se duhet të vazhdojnë përpjekjet në javët në vijim, në mënyrë që situata të kthehet në “korniza të pranueshme”.
“Kjo ulje e hospitalizimeve duhet të na japë fuqi për të vazhduar. Të qëndrojmë së bashku, të jemi të bashkuar”, thuhet në porosinë nga Qendra federale belge e shëndetit publik.
Në kumtesë shtohet se vëllimi i testimit për Covid-19 në Belgjikë është rritur dhe tani praqet 10 mijë teste të kryera në ditë.
Nga gjithsej 22.194 t[ë infektuar, në periudhën prej 15 marsit deri më 6 prill, nëntë mijë janë pranuar në spitalet belge, ndërsa 4157 janë lëshuar nga këto institucione.
Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga Covid-19 në Belgjikë paraqet 2.035 persona.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim? Shifrat e reja kantonale tregojnë se komunat në Cyrih po mbështeten gjithnjë e më pak në... -
Skuteri godet vajzën 5-vjeçare në vendkalim për këmbësorë në Aargau -
SBB do të rinovojë trenat me dy kate për më shumë komoditet -
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten













