Lajme
Shërohet plotësisht 101-vjeçari nga Britania e Madhe
Një burrë 101-vjeçar që rezultoi pozitiv me coronavirus, është rikthyer në shtëpi, pasi u shërua plotësisht nga kjo sëmundje.
Sipas mediave të huaja, Keith Watson nga Worcestershire i Anglisë fillimisht u pranua në spital për një operacion në këmbën e tij, e që më pas u testua për Covid-19, pasi kishte temperaturë të lartë.
“Jo vetëm operacioni, mirëpo me të dëgjuar që rezultoi pozitiv me coronavirus, mendimet na u zbehën e ishim shumë keq”, tha reja e tij Jo Watson.
“Për moshën që ka, është jashtëzakonisht i fortë”, është shprehur ajo.
Watson tha që vjehrri i saj ishte kthyer në shtëpinë e tij të kujdesit, pasi kaloi dy javë në spital.
“Ka dhimbje në këmbë, por asgjë më shumë”, shton reja e 101 vjeçarit.
Një postim në Facebook nga “Worcestershire Acute Hospital Hospital NHS Trust”, në lidhje me Keith Watson është shpërndarë deri më tani 3,000 herë.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Propozohet që të gjithë punonjësit me orar të plotë në Zvicër të kenë pesë javë pushime Një mocion parlamentar kërkon rritjen e pushimit minimal vjetor nga katër në pesë javë për të... -
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto














