Kosova
Epidemiologu kosovar bën parashikimin: Ja kur do të ‘dobësohet’ koronavirusi
“Këto sëmundje që përhapen me spërkla janë si kashta kur ndizet. E arrin kurbën dhe pastaj shuhet. Mendoj se edhe kjo sëmundje është duke arritur kurbën”.
Mjeku Isuf Dedushaj, teksa ka bërë parashikimin e tij, theksoi se situata mund të përmirësohet nga fundi i prillit.
Dedushaj në RTV Dukagjini thotë se maksimumi java e fundit e prillit do të fillojë rënia e numrit të të infektuarve me coronavirus në Kosovë.
“Këto sëmundje që përhapen me spërkla janë si kashta kur ndizet. E arrin kurbën dhe pastaj shuhet. Mendoj se edhe kjo sëmundje është duke arritur kurbën”.
Po ashtu ai thotë se në bazë të hulumtimeve matematikore COVID-19 është 20 herë më i rrezikshëm se gripi i zakonshëm. Epidemiologu thotë se gjatë muajve të verës ky virus është vështirë të mbijetojë në temperatura të larta.
“Edhe nëse vazhdon gjatë verës, shpresoj se do të ketë raste shumë të pakta”, tha ndër të tjera epidemiologu Isuf Dedushaj.
E-Diaspora
-
“Një brez mes dy kulturave” Sofra 2026, reportazh nga Luljeta Ademi, kamera Gent Mersinaj... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo
Jeta në Zvicër
-
Shqipëria
Shqipëria në mesin e destinacioneve më të preferuara për pushime nga zviceranët këtë verë Blick: Rajoni i Ballkanit po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për pushime nga... -
Zvicër
Në cilat shtete burrat humbin më shpesh flokët, ja ku renditet Zvicra -
Gjermania propozon status të veçantë për Ukrainën në BE, Ballkani Perëndimor vetëm me rol vëzhgues -
Pse Zvicra është kampione e jetëgjatësisë në Evropë? -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation














