Koronavirusi: çast pas çasti
Presidentja e Komisionit Evropian: Të moshuarit në izolim deri më 2021
Pandemia e koronavirusit që e ka kapluar botën ka shfaqur rrezik të madh për njerëzimin, tashmë specifikisht nga ky virus të moshuarit janë kategoria më e rrezikuar, andaj ekspertët shëndetësor dhe udhëheqësit institucional vazhdimisht kanë bërë thirrje kësaj kategorie të qëndrojnë në shtëpi.
Këtij apeli iu ka bashkangjitur edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von de Leyen, transmeton DW, përcjell albinfo.ch.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se për t’i mbrojtur të moshuarit nga virusi Corona, për ta masat e izolimit mund të zgjaten të deri në fund të vitit. Po ashtu sipas saj masat e izolimit mund të zgjaten dhe për personat që vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
“Unë e di se kjo është e vështirë dhe izolimi është një barrë, por kemi të bëjmë me një çështje jete ose vdekjeje dhe ne duhet të vazhdojmë të tregohemi të disiplinuar dhe të durueshëm. Kurse fëmijët dhe të rinjtë do të gëzojnë më herët më shumë liri lëvizjeje.” tha Ursula von der Leyen.
Jo plane për pushimet verore
Von der Leyen u rekomandon gjithashtu qytetarëve që të mos fillojnë të bëjnë plane apo të rezervojnë pushimet verore, sepse “për momentin askush nuk mund të bëjë parashikime të besueshme për korrikun dhe gushtin.”
Ajo shtoi gjithashtu se shpreson që së shpejti ndonjë laborator evropian të zbulojë një vaksinë. “Pa pasur ende një vaksinë, ne duhet të kufizojmë sa më shumë kontaktet e mundshme me të moshuarit,” tha Presidentja e Komisionit Evropian për gazetën gjermane “Bild”.
Shumica e gjermanëve në favor të maskave
Shumica e gjermanëve janë pro që mbajtja e maskave të bëhet e detyrueshme — të paktën në disa vende — për të ofruar në këtë mënyrë mbrojtje kundër virusit Corona. Sipas një sondazhi të YouGov 33% e të intervistuarve mbështesin kërkesën që maskat të mbahen në supermarkete, dhe 21% mbështesin madje idenë që masat të mbahen kudo në hapësira dhe mjedise publike. Kundër detyrimit për të mbajtur maskë pavarësisht se ku janë 37% e të intervistuarve dhe 9% nuk u shprehën se nuk janë as po as kundër.
Austria e ka shpallur të detyrueshme mbajtjen e maskave në supermarkete që në fund të muajit mars. Kurse në Gjermani mbajtja e maskave nuk është e detyrueshme, me përjashtim të qytetit Jena në landin e Tyringjisë.
Gjoba në Austri
Ndërkohë policia në Austri ka nisur gjobitjen e shkelësve të rregullit për mbajtjen e maskave. Njerëzit që nuk mbajnë maskë apo shall për të mbuluar gojën dhe hundën në hapësira publike gjobiten me 25 euro. Ata që kapen duke shkelur rregullat e tjera të karantinës, si p.sh. vajtje për vizitë apo zona të shpallura nën karantinë, do të gjobiten me 50 euro.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mësuesi nga Zvicra, Vaxhid Sejdiu, nderohet me “Shqiponjën e Artë” në Samitin e Diasporës në Tiranë Mësuesi i shkollës shqipe në Zvicër, Vaxhid Sejdiu, është vlerësuar me çmimin “Shqiponja e Artë” në... -
Vritet një shqiptar në Suedi -
Konjufca i kërkon Shqipërisë ta bashkëorganizojnë me Kosovën Samitin e Diasporës -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
Rama në Samitin e Diasporës: Shqipëria nuk kërkon më ndihmë, por partneritet nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Zvicra jep me shumë kujdes vizat humanitare për të ikur nga Gaza Zvicra po vazhdon të lëshojë vizat humanitare në mënyrë të kufizuar për personat që kërkojnë të... -
BE shtrëngon rregullat për importin e çelikut, preket edhe Zvicra -
Sistemi i sigurimeve ka ndikim të kufizuar në rritjen e kostove shëndetësore -
Gjeneva vendos “frena” për Airbnb: Masa të reja për të mbrojtur banesat -
Pse qeveria zvicerane nuk po ndërhyn për çmimet e larta të karburantit?










