Lajme
Apple dhe Google bashkojnë forcat kundër koronavirusit
Thuhet se kompanitë po punojnë për të ndërtuar një aplikacion që instalohet në telefonat inteligjentë dhe që e bën më të lehtë përdorimin e teknologjisë Bluetooth për të gjetur individët që mund të jenë të infektuar me koronavirus.
Është bërë e ditur se gjigantët e teknologjisë Apple dhe Google kanë bashkuar forcat në një projekt të bazuar tek telefonat inteligjentë, në përpjekjet për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.
Thuhet se kompanitë po punojnë për të ndërtuar një aplikacion që instalohet në telefonat inteligjentë dhe që e bën më të lehtë përdorimin e teknologjisë Bluetooth për të gjetur individët që mund të jenë të infektuar nga personat mbartës të virusit.
Po ashtu, teknologjia funksionon duke shfrytëzuar sinjalet Bluetooth me rreze të shkurtët, që mbledh të dhëna nga telefonat e individëve që kanë qënë në distanca të afërta me personat e prekur nga virusi. Por kjo funksionon vetëm nëse individët kanë të instaluar programin dhe pajtohen të ndajnë të dhënat me autoritetet shëndetësore.
Krijuesit e programeve kanë ndërtuar aplikacione të ngjashme në vende si Singapori dhe Kina, në përpjekje për të frenuar pandeminë. Frank Bajak është me agjencinë e lajmeve Associated Press.
“Duhet kuptuar që Apple dhe Google po dalin me këtë program pasi ndërtuesit e programeve, agjencitë e shëndetit publik dhe qeveritë në disa vende të botës kanë filluar të zhvillojnë aplikacione që kryejnë të ashtuquajturën gjurmim të individëve që kanë patur kontakt me njerëzit e prekur me virus. Pra, njerëzit që kanë testuar pozitivë për virusin mund të jenë në gjendje të dinë se kë mund të kenë infektuar”.
Çekia e ka gati programin, ndërsa Britania dhe Gjermania po ndërtojnë gjithashtu mjetet e tyre të gjurmimit.
Aktivistë të privacisë dhe lirive civle kanë paralajmëruar se aplikacione të tilla duhet të ndërtohen në atë mënyrë që qeveritë të mos mund t’i keqpërdorin ato për të gjurmuar qytetarët e tyre.
Përmes një njoftimi, Apple dhe Google thanë se privacia e përdoruesve dhe siguria janë të përfshira në planin e tyre të dizanjimit të aplikacionit.
Ekspertë të sigurisë theksojnë se vetëm teknologjia nuk mund të gjurmojë me efikasitet dhe identifikojë njerëz që mund të jenë infektuar nga individë bartës të virusit.
Përpjekje të tilla do të kërkojnë mjete të tjera dhe ekipe të shëndetit publik që të gjurmojnë njerëzit sipas mënyrës së tyre në rrugë fizike.
Në Korenë e Jugut dhe Kinë, përpjekje të ngjashme kanë përfshirë edhe përdorimin e kartës së kreditit dhe të dhënat e transportit publik nga individët e dyshuar si bartës të virusit.
“Po përpiqen të zgjidhin një problem përballë një virusi vrasës të padukshëm dhe që përhapet shumë shpejt. Pra nevojitet teknologjia, pasi ka shumë nerëz që janë të infektuar me koronavirus, por që nuk kanë simptoma dhe po e përhapin virusin pa e ditur”, thotë Frank Bajak me agjencinë e lajmeve Associated Press.
Pritet që programi për Iphone dhe adroidë të jetë gati për instalim në muajin mars, fillimisht për sektorin e shëndetësisë. Autoritet e shëndetit publik gjatë muajve në vazhdim do të përshtasin programin me funskionet e nevojshme për gjurmimin e individëve të prekur me koronavirus.
E-Diaspora
-
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë Një histori e fuqishme familjare dhe shoqërore sjell kinemanë shqiptare më afër publikut suedez... -
Nga një fëmijëri e integruar në Cyrih drejt një zëri me peshë në shoqërinë zvicerane -
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna Në këtë kuadër, qeveria ka miratuar një program stimulues për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të... -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person -
Çmimet vazhdojnë të rriten: Nafta tani kushton 2.10 franga për litër -
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave












